Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Plehrat një biznes i mbijetesës, Ja si fitojnë grumbulluesit për çdo kilogram

$
0
0

plehratNë një studim të posaçëm Bashkia e Tiranës thotë se sasia e mbetjeve që do të prodhohet në Tiranë do të vijë në rritje për shkak të rritjes së mirëqenies dhe numrit të popullsisë.

Sasia e mbetjeve bashkiake rritet nga 683 tonë në ditë më 2012 në 11,148 tonë në ditë në 2027. Duke numëruar mbrapsht përqindjen e prodhimit të mbetjeve, norma e prodhimit të mbetjeve bashkiake për frymë rritet nga 1176 gram në ditë në 2012 në 1365 gramë në ditë në 2027.

Çmimi i shitjes se materialeve të riciklueshme në venddepozitimin e mbetjeve Sharrë janë 16 lekë/kg për plastikën e përzierë, 70-80 lekë/kg për aluminin dhe 30 lekë/kg për hekurin. Çmimi i shitjes së hekurit në 2010 ishte 15 lekë/kg, por hekuri skrap sot shitet me 30 lekë/kg.

Në sektorin e grumbullimit të mbetjeve janë të regjistruar 160 persona, por qindra të tjera që i përkasin familjeve Rome nuk janë të regjistruara.

Si rezultat, sasia e mbetjeve të prodhuara nga familjet në Bashkinë e Tiranës është vlerësuar në 210 tonë në ditë në 2012 dhe rritet në 353 tonë në ditë në 2027.

Mbetjet tregtare, nga bizneset dhe institucionet llogaritet në 69% të shumës së mbetjeve bashkiake në Bashkinë e Tiranës. Si rezultat, sasia e mbetjeve tregtare, të biznesit dhe institucioneve rritet nga 473 tonë/ditë ne 2012 në 796 tonë/ditë në 2027, me një rritje 168%.

Mbetjet inerte vijojnë të jenë të pa menaxhuara sipas kritereve ligjore, mungesa e infrastrukturës përkatëse në këtë rast “vendepozitim specifik” ka rezultuar ne depozitimin e mbetjeve ndërtimore kryesisht dherave të bazamenteve të pallateve dhe objekteve përgjatë terreneve natyrore kryesisht përgjatë brigjeve te Lumit Erzen, Lumin e Tiranës, Liqenin Artificial dhe kodrave përreth Tiranës.

Që 12 dhjetori në Tiranë ka nisur të funksionojë kompania publike e pastrimit “Eco Tirana”, e cila është e pajisur me një flotë bashkëkohore, duke synuar edhe ndarjen e diferencuar të mbetjeve që në burim. Puna do të nisë  me atë që quhet “zona e kuqe” brenda Unazës së Mesme të Tiranës.

Ne gjithë pallatet, administratori do të certifikohet nga Bashkia dhe do të vendosë gjoba përkatëse për ata që ndotin ambientet brenda dhe jashtë pallateve. Në çdo lagje do të vendosen dy kosha mbeturinash, një për ato të riciklueshmet dhe tjetri për të pariciklueshmet. Qytetarët duhet të ndajnë që në shtëpi mbetjet sipas llojit tyre./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663