Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Plani në tatime- dogana ulet me 22.3 mld lekë, fondi i investimeve 7% më pak

$
0
0

 

porti durresUlje drastike ka pësuar plani i akcizave, me mbi 6 miliardë lekë ose 13 % më pak, dhe ai për të ardhurat nga taksat nacionale, prej të cilave pritshmëritë janë ulur me 7 miliardë lekë…

 

Pas pak ditësh pritet të nisë në Kuvend diskutimi i aktit normativ për ndryshimet në buxhetin 2015, ndërkohë që “Monitor” nxori nga të dhënat krahasuese ndryshimet buxhetore sipas zërave.

Të ardhurat tatimet dhe doganat, 22 mld lekë më pak

Totali i të ardhurave në aktin normativ është shkurtuar me 4 për qind ose me 16 miliardë lekë, por sipas tabelës fiskale të rishikuar, uljen më të madhe në të ardhurat që duhet të sillnin në buxhet e kanë pësuar tatimet dhe doganat.

Në aktin normativ, plani i institucioneve kryesore fiskale (DPT dhe DPD) është shkurtuar me 22 miliardë lekë ose rreth 7.6 % më pak se plani fillestar i vitit.

Të ardhurat më të pakta priten nga TVSH-ja, ku do të arkëtohen më pak se programi i fillimvitit 3% më pak, ose rreth 4 miliardë lekë minus, ndërsa shihet se ulje drastike ka pësuar plani i akcizave, me mbi 6 miliardë lekë ose 13 % me pak.

Planit fillestar të buxhetit i janë shkurtuar rreth 3.5 miliardë lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale ose 10 për qind. Shkurtime të forta janë aplikuar edhe për të ardhurat nga taksat nacionale, prej të cilave pritshmëritë janë ulur me 7 miliardë lekë ose 16.7% më pak, si rrjedhojë e pritshmërive më të ulëta nga renta minerare (rrjedhojë e konjukturës ë pafavorshme ndërkombëtare).

Ndërsa plani i arkëtimeve nga tatimet dhe doganat në buxhetin e rishikuar është ulur ndjeshëm janë rritur pritjet për arkëtime nga institucionet e tjera.

Kështu plani i për transferimin e tatim fitimit nga Banka e Shqipërisë është rritur me 1450 % sipas ndryshimeve të fundit. Nga 62 milionë lekë që pritej të transferonte Banka e Shqipërisë ne buxhetin fillestar me rishikimin duhet të derdhë 900 milionë lekë. Gjithashtu të ardhurat nga institucionet buxhetore pritet të jenë 33% ë të larta se parashikimi i fillim vitit.

Shpenzimet, shkurtimet rëndojnë mbi korentet dhe investimet

Me buxhetin e rishikuar totali i shpenzimeve shkurtohet me 3,4%. Në këtë zë shpenzimet korrente shkurtohen me rreth 9 miliardë lekë ose 2.4 për qind. Shpenzimet për interesa do të jenë 16 % më të ulëta ose 8.3 miliardë lekë më pak.

Shkurtime të forta janë bërë në zërin e shpenzimeve kapitale, mbi 4.7 miliardë lekë ose 7 për qind më pak se totali i fondit që ishte akorduar në fillim vit.

Gjithashtu, fondi rezervë dhe kontingjenca janë shkurtuar me 10 % ose 548 milionë lekë.

Nga rishikimi i buxhetit kanë përfituar ish-pronarët, fondi për kompensimin e të cilëve është rritur me 600 milionë lekë ose 43%.

Ndryshimet buxhetore kanë lënë të paprekur deficitin buxhetor, i cili mbetet në nivelin e 58 miliardë lekëve edhe në variantin e rishikuar./Monitor.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663