Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë njoftoi, në mënyrë të papritur, se është shpallur fituesi për organizimin e një eventi, që do të zhvillohet në shtator.
Studio EGA Sh.p.k, adresa: ROME (RM) VIALE TIZIANO, 19 CAP 00196 ka fituar të drejtën të organizojë eventin “Lutja e Paqes 2015”, Tiranë 6-8 Shtator”. Sipas termave të kontratës, kohëzgjatja e saj do të jetë nga data 31/08/2015 deri më 09/09/2015.
Sipas ministrisë, “kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
- Studio EGA S.r.l RM-426456; Vlera e ofertës: 83,089,396 lekë pa TVSH
- Biometric Albania Sh.p.k.
Sipas njoftimit zyrtar, operatori ekonomik Biometric Albania Sh.p.k nuk ka paraqitur dokumentet e kërkuara, si dhe nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.
“Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë se operatori ekonomikë Studio EGA S.r.l se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 83,089,396.5 (tetëdhjetë e tre milion e tetëdhjetë e nëntë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë pikë pesë) Lekë pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme. Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me adresë Rruga e Kavajës, Nr.1001, Tiranë, sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda 60 ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi. Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj (nëse është kërkuar) dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar, oferta e të cilit është dorëzuar me një vlerë të përgjithshme prej [vlera përkatëse e shprehur në fjalë dhe shifra], siç parashikohet në nenin 58 të Ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar”, theksohet në njoftim.