Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Prishtina ia kalon Rinasit, Wizz Air konkretizon nisjen e fluturimeve

$
0
0

wizzairNdërsa në Shqipëri kompania ajrore hungareze me kosto të ulët nuk ka një datë të saktë për të nisur fluturimet direkte, nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ato do të nisin në datë 7 prill, ndërsa biletat janë tashmë tashmë në shitje.

Nga Prishtina Wizz Air do të fluturojë dy herë në javë për në Budapest me një çmim prej 29.99 euro.

Me Shqipërinë kompania ajrore e nënshkroi një memorandum bashkëpunimi në 30 nëntor, duke deklaruar se do të nisë fluturimet në prill, por pa dhënë një afat konkret.

Mësohet se deri më 30 nëntor 2016, Wizz Air ka transportuar më shumë se 22.4 milionë pasagjerë duke stimuluar kështu tregun lokal të punës në fushën e aviacionit, mikpritjes dhe sektorët e turizmit dhe në mbështetje të mbi 16.800 vendeve të punës në industritë e ndërlidhura.

George Michalopoulos menaxheri tregtar i “Wizz Air”, tha se kompania ishte në kërkim të një aeroporti siç është ai i Prishtinës. Ai tha se beson që kjo do të ndikojë në rritjen e turizmit.

Rrjeti i Wizz Air shtrihet në 59 destinacione në 28 vende dhe do të shërbejë si një lidhje e arsyeshme për në Evropë për udhëtarët e Kosovës.

Linja ajrore e re do të lidhë të dy vendet direkt për herë të parë, duke nxitur turizmin në të dy drejtimet dhe duke krijuar lidhje të rëndësishme për tregtinë dhe biznesin mes Hungarisë dhe Kosovës.

Operimet e kompanisë ajrore Wizz në Evropë dhe më gjerë ofrojnë shërbime me kosto të ulët në 133 destinacione në 40 vende./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663