Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Turistët do ‘përmbysin’ Shqipërinë: Kroçierat braktisin Turqinë

$
0
0

“Në vitin 2017 do të vizitoni Shqipërinë në vend të Turqisë, nëse udhëtoni me kroçierë”.

Kështu shkruan gazeta e madhe amerikane, Los Angeles Times.

Pasi një linjë e madhe kroçierash evropiane e shtoi Sarandën në destinacionet e përjavshme të udhëtimit, tashmë një gjigand i kroçierave vendos të braktisë Turqinë për arsye sigurie.

Cunard, P&O Cruises dhe Holland America, të gjitha kanë në plan që të braktisin portet turke në vitin 2017, raporton LATimes.

Ndërkohë, në listën e destinacioneve janë shtuar disa ishuj grekë dhe Saranda.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, Cunard vendosi të heqë Turqinë nga të gjitha itineraret në vitin 2017, bazuar në të dhëna nga burime të ndryshme, përfshi këtu Ministrinë e Jashtme britanike,” thuhet në deklaratën e Cunard.

Një komentuese shkruan: “Sapo mora një mesazh nga Cunard për anulimin e udhëtimit në portet turke. Sa zhgënjyese pasi kjo ishte mbi 40 përqind e kroçierës”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles