Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rruga e Arbrit duhet ndërtuar, sado të kushtojë!

$
0
0

rruga-e-arbritNga Bujar Karoshi*

Kur kryeministri Rama prezantonte programin e qeverisë së tij në Parlament më 11 shtator 2013, duke folur për investimet në infrastrukturë tha se do ta nisnin nga “Rruga e Arbrit si prioritet…”.

Ky ishte premtimi më serioz pas zgjedhjeve, ndërsa gjatë fushatës elektorale kishte theksuar se “Rruga e Arbrit është një projekt kombëtar, është një projekt shumë i rëndësishëm jo vetëm për ju, por është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Është një projekt që nuk garanton thjesht lëvizjen, nuk shkurton lëvizjen thjesht, po garanton një zhvillim për një territor të tërë që tani është jashtë hapësirës së zhvillimit dhe është një projekt që për ne hyn te projektet strategjike që ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet”…

Sa kushton Rruga e Arbrit? Kjo është një pyetje që kurrë nuk ka marrë një përgjigje të saktë. Gjatë seancës parlamentare për miratimin e ligjit që i hapte rrugë negocimit më shoqërinë kineze, ish-kryeministri Berisha tha se “në të gjitha përllogaritjet, mund të kalojë edhe 1 miliard”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i asaj kohe, Edmond Haxhinasto, tha atëherë në Kuvend se “26.9 kilometra është segmenti që po diskutojmë sot dhe kushton rreth 200 milionë Euro”.

“Në projektin e hartuar nga qeveria e Partisë Demokratike, vlera e projektit shkonte deri në 180 milionë euro, ndërsa në këtë qeveri kjo vlerë ka shkuar në 240 milionë euro”, thoshte atëherë deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha. Rreth 200 milionë euro e parashikonte rrugën edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë një interviste në atë kohë në Top Story.

Propozimi i ri: Një bypass në vend të tunelit. “Njëri nga problemet e financimit të rrugës mbetet vlera e financimit, e cila parashikohet sipas projekteve të deritanishme rreth 150 milionë euro, thotë ing. Faruk Kaba, projektues i rrugës. – Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe i takon ndërtimit të tunelit të Qafës së Murrizës – i cili kushton rreth 75-80 milionë euro, kemi propozuar që të fillojë ndërtimi i saj pa tunel. Në vend të tij të ndërtohet përkohësisht dhe me parametra të pranueshëm një bypass, dhe kur të jetë e mundur nga ana financiare, të ndërtohet tuneli në një fazë të dytë”. Kjo do të zgjasë rrugën rreth 4.7-5 km. “Por, – thekson Kaba, – ky bypass provizor do të jetë i detyrueshëm të ndërtohet edhe kur tuneli të jetë përfunduar, pasi është e domosdoshme, duke qenë se tuneli është parashikuar me një tub, si alternative kalimi për situata emergjente ose bllokime të tunelit në raste aksidentesh apo probleme të tjera teknike”.

Kaba tha se ky propozim është plotësisht i realizueshëm.

Kur jemi pak muaj para zgjedhjeve, duket se më “çështjen e rrugës së Arbrit” do ta kalojmë edhe një fushatë tjetër elektorale, sigurisht përmes manipulimit dhe mashtrimit. Siç faktet tregojnë, që prej 18 marsit 2013 kur nisi një peticion online për Rrugën e Arbrit, asgjë nuk ka ndodhur, me gjithë premtimet e qeverisë se procesi është drejt finalizimit. Me sa duket, qeveria shqiptare e quajti të mbyllur çështjen me kinezët, dhe jo vetëm që nuk u tregua e gatshme të bashkëpunonte, por deputetë dhe militantë të saj akuzuan qytetarët e angazhuar në këtë proces se ata po i shërbenin PD dhe SHQUP-it. “Për këtë çështje ka menduar Edi Rama, ndaj duhet ta lini të qetë”. Përmes profileve false në rrjetet sociale u sulmuan disa anëtarë të shoqërisë civile, duke u kërkuar që të mbyllej peticioni, pasi qeveria do ta mbajë premtimin elektoral dhe për ballafaqimin e këtyre premtimeve duhet të presim vitin 2017. Ndërkohë, qeveria ia ka dalë të gjejë financime për disa rrugë në vend, të cilat nuk do të kenë impaktin që sjell rruga e Arbrit në ekonominë vendore. Vetëm për rrugën Qukës – Qafë Plloç kjo qeveri ka arritur të gjejë rreth 150 milionë dollarë nga Banka Islamike, ndërkohë që rruga do të shkurtojë distancën me qytetin e Korçës jo më shumë se 5 km, dhe ndërtimi i saj kalon në lartësi mbi 800 metra mbi nivelin e detit, që do ta bëjë rrugën të vështirë gjatë periudhës së dimrit. Ndërkohë, pak ditë më parë, ministri i ri i Financave ka nënshkruar një marrëveshje me Fondin e Kuvajtit prej afro 40 milionë dollarësh për rrugën e Lumit të Vlorës. Po ashtu, në konferenca ndërkombëtare qeveria shqiptare ka propozuar projekte të tjera në infrastrukturë, përfshirë edhe projektin e quajtur Boshti qendror i Jugut, që do të lidhë Elbasan-Berat-Tepelenë me një kosto të llogaritur në 210 milionë euro.

Shqipëria është një vend në zhvillim dhe rrugët e reja janë të nevojshme gjithkund. Por asnjë rreth a qark në Shqipëri nuk është kaq i izoluar sa ç’është Dibra. Ndaj rruga e Arbrit mbetet një prioritet.

*Autori është botues i gazetës “Rruga e Arbrit”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles