Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bie huaja informale te noterët, pas konflikteve sociale për moskthimin

$
0
0

loanMoskthimi i kredive nuk ka qenë një fenomen që kanë përjetuar vetëm bankat. Kontratat e huasë tek noterët kanë pasur të njëjtin problem.

Në vitet 2014-2015 noterët u përballën me një punë të pazakonte.  Klientët shtuan kërkesat për dhënë borxhe me garanci noteri, ky shërbim në gjuhën juridike quhet “kontratë huajë” dhe parashikohet në Kodin e Procedurës Civile.

Por duke qenë se borxhet nga noterët u dhanë për afate të shkurtra (1 vit) dhe interesa të larta, kthimi i tyre sipas kushteve në kontratat e huasë hasi vështirësi.

Fatmir Lacej nga Dhoma Kombëtare Noterëve pohoi se, kontratat e huasë kanë rënë dukshëm këtë vit. Ai tha se fenomeni që gjeti zgjerim dy vite më parë tashmë është venitur pasi të interesuarit zbuluan se nuk mund të kishte një institucion me serioz së bankat për të marrë hua. Këto kontrata në të shumtën e rasteve nuk kanë mundur të respektohen thotë Lacej, pasi kanë pasur probleme me kolateralet.

Rënia e huasë noteriale konfirmohet në mënyrë të tërthortë edhe nga Banka e Shqipërisë. Në publikimin tremujorin mbi vrojtimin e kredisë, BSH pohon se financimet jashtë bankave nuk e kanë ndikuar negativisht kërkesën për hua në banka.

Në vitin 2014 dhe në gjysmën e parë të vitit 2015 kur interesat e depozitave bankare nisën rënien e madhe dhe bankat pothuajse kishin ndalur kredidhënien, një treg paralel huaje jashtë kanaleve bankare u zhvillua vrullshëm. Në kërkim të fitimeve të larta qytetarët nisën të japin me interes kursimet e tyre nëpërmjet kotratave noteraile të huasë. Në janar-nëntor të vitit 2014, paraja jashtë sistemit u rrit me 14 miliardë lekë, ndërsa kredia e re në lekë e dhënë nga bankat gjatësë njëjtës periudhëishte sa gjysma e kësaj shume, vetëm 7,5 miliardë lekë.

Por teksa rastet në mosrespektimit të kontratave të huasë u shtuan duke prodhuar edhe konflikte sociale mes palëve, fenomeni i kreditimit nëpërmjet kontratave noteriale është zbehur dukshëm.

Kontratat e huas jashtë bankave përgjithësisht janë për shuma të vogla dhe afate shumë të shkurtra. Palët e interesuara, në rastet kur shkojnë te noteri, bien dakord paraprakisht për kushtet, duke lënë edhe një kolateral që në të shumtën e rasteve janë pasuri të lëvizshme.

Sipas një vëzhgimi që”Monitor” bëri në disa noterë u pa se interesat në huadhënien jashtë bankave janë të larta dhe me përllogaritje mujore dhe jo vjetore. Interesi mujor varion nga 2-5% sipas rastit. Për një borxh 5 mijë euro, për tre muaj, kërkohen 6500 euro. Nëse shuma nuk kthehet në kohë, fillon një penalitet ditor më shumë se 50 euro dhe, nëse edhe pas një muaji penalitetesh, përsëri shuma nuk ka mundur të likuidohet nga huamarrësi,atëherë palët shkojnë në gjykatë. Po të llogariten me bazë vjetore interesat e huave në tregun e zi variojnë nga 30 deri mbi 60%./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663