“Incidenti me biznesmenin libanez, një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror”. Keshtu deklaroi sot përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahsen Sajed lidhur me dhunimin e biznesmenit libanezo-amerikan Fadih Mitri. Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore u ndal te rritja ekonomike e Shqipërisë, kriza e vendeve fqinje dhe I sugjeroi qeverise qe te gjeje instrumentat per rritjen e pagave dhe pensioneve. Nderkohe, sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore te bere publik sot nga Banka Boterore rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet kete vit, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind në 2015, dhe parashikohet të arrijë në 3.5 përqind deri në 2018. Në lidhje me rajonin, Banka Botërore vlereson se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova, me rritjen më të shpejtë. Nderkohe problematika te konstatuar ne kete raport ne ekonomine shqiptare lidhen me renien e investimeve publike, papunesine qe mbetet ne nivel te larte sidomos ne kategorine e te papuneve afatgjate. Banka Boterore ne raportin e saj ve theksin se deficiti tregtar eshte rritur me tej, nderkohe qe ka patur nje ulje te borxhit.
↧