Gjatë këtyre tre viteve e kanë akuzuar se nuk ka bërë rritje pagash.
Por duket se kryeministri Edi Rama e ka ruajtur gjithçka për vitin e fundit.
Ai ka premtuar se do ketë rritje pagash 25 përqind për administratën publike.
Këtë premtim Rama e ka bërë gjatë përurimit të restaurimit të godinës së re të Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa kritikët thonë se Rama është marrë me fasada dhe sheshe, ai është përgjigjur se deri më tani janë kujdesur për çështjen e borxhit të madh që kanë trashëguar.
Gjatë ceremonisë në Ministrinë e Brendshme u zbulua edhe Muri i Kujtesës.
“Në godinën e rindërtuar të Ministrisë së Brendshme, ku u përurua edhe Muri i Kujtesës, simbol i mirënjohjes së përjetshme dhe i një vullneti të hekurt për të mos i harruar më dëshmorët e Policisë së Shtetit; muri i një ndarjeje përfundimtare nga koha e gjatë, e një rrënimi të gjithanshëm, që tek Policia e Shtetit pati shembëlltyrën e vet më rrëqethëse,” shkruan Rama në FB.