Një marrëveshje mes “Bankers Petroleum Ltd” me dy kompanitë “Ionian Refining” dhe “Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC)”, rikthen përpunimin dhe më pas shitjen e naftës në tregun vendas. Sipas një njoftimi të “Bankers”, pritet që qeveria të miratojë programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe “Albpetrol”, për tërheqjen e pjesën e prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzë, që i përket “Albpetrol”.
Sapo të bëhet efektive kjo marrëveshje, “Bankers” do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje. Paratë do t’i paguhen kompanisë në advancë për ngarkesat e naftës bruto.
Ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017. Çmimi i naftës, sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale.
IRTC do të përpunojë naftën bruto në rafineritë vendase të Fierit dhe Ballshit. Pjesa tjetër e naftës së prodhuar nga Bankers do të vijojë të shitet në tregun e eksportit.
Bankers është i kënaqur të shohë ri-hyrjen si një punëdhënës në vend të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare, agjencitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje.