Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

1 shtator, nis rivlerësimi i pronës

$
0
0
tiraneVlerësuesi publik kushton 700 lekë, por përdoren tarifa minimale
Prej nje shtatorit deri në fund të muajit shkurt, qytetarët kanë mundësi t’i japin një vlerë të re pronës së tyre përmes procesit të rivlerësimit, me një kosto me të ulet së ç’apikohej deri në gusht. Për vlerësimin e ri të banesës apo truallit, qytetarët mund t’u drejtohen vlerësuesve privatë, të cilët marrin disa faktorë në vlerësim, ose vlerësues shtetërorë. Në rastin e këtij të fundit, mjafton t’u drejtoheni zyrave qendrore të regjistrimit të pasurisë dhe shërbimi kushton 700 lekë. Formulari i aplikimit në këtë rast ofrohet nga zyra vendore e regjistrimit. Dhe parashikon rivlerësimin me çmimet minimale të parashikuara si referencë.
Në këtë rast, vlera e nevojshme për t’u paguar mund të jetë më pak pasi çmimet janë ato minimale, dhe me afër çmimeve të vjetra të shitblerjes së pasurive të paluajtshme.
Duke iu referuar Entit të Banesave, çmimet minimale fiskale në fuqi janë ato të vitit 2015. Kjo vlen edhe për pasuritë e paluajtshme të regjistruara, por pa një kontrate shitje.
Edhe nëse marrin vlerësues shtetërorë, qytetarët që kanë banesa të blera në fillim të viteve ’90 do të përballen me rritje të vlerës. Për vlerën e rritur krahasuar me çmimin e mëparshëm do të paguajnë 2% taksë. E njëjta vlen për çdo banesë të rivlerësuar dhe që rezulton me çmim të lartë.
Në të gjithe këtë fushatë, qeveria pret të arkëtojë rreth 40 milionë dollarë, vlerë kjo aq sa duhet t’i ktheje mbrapsht kompanisë Bankers Petroleum.
Pak kohë më parë, Ministria e Financave pati nxjerrë edhe vlerat sipas zonave, ku nivelin më të larte për çmimet e apartamenteve e mban zona e Bllokut me gati 200 mijë lekë për m katror. Ndërsa periferia e Tiranes luhatet ne 70-80 mijë lekë për m katror./ABC

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles