Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Raporti për mirëqenie në botë, Shqipëria në vend të 108-të: Kalohet nga Kenia dhe Uganda

$
0
0
makine parasheOrganizata “Goodcountry” me bazë në Britani që rendit shtetet nga mirëqenia falë të dhënave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, ka renditur Shqipërinë në vend të 108 në botë.
Vlen të theksohet se në këtë renditje, Shqipëria është lënë pas nga shtete si Maqedonia, Serbia, Kameruni, Kenia e deri tek Uganda.
Sipas raportit, problemi kryesor në vendin tonë është siguria, ku Shqipëri renditet në vendin e 148 nga 163 shtete të botës. Ndërsa renditjen më të lartë e kemi në kulturë, që konrektisht jemi në vend të 48.
Pas nesh, vijnë shtete si Togo, Ruanda, Kazakistani, Tanzania etj.
Ndërsa listën e kryeson Suedia, më pas vijnë Danimarka, Holanda dhe Britania. /ABC

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663