Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Buxhuku: Fasonerisë i duhen përmirësime thelbësore të sistemit tatimor

$
0
0
Zv/ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Leonard Beqiraj dhe Perfaqesuesi i Konfidustrias Gjergj Buxhuku, gjate paraqitjes se programit te bashkepunimit ekonomik dhe tregtar te vendeve te Korridorit 8 (Itali, Shqiperi, Maqedoni) AMICO, ne hotel Tirana.

Zv/ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Leonard Beqiraj dhe Perfaqesuesi i Konfidustrias Gjergj Buxhuku, gjate paraqitjes se programit te bashkepunimit ekonomik dhe tregtar te vendeve te Korridorit 8 (Itali, Shqiperi, Maqedoni) AMICO, ne hotel Tirana.

Do të ishim të lumtur të shikonim ardhjen e kompanive me cikël të mbyllur, që sot janë tepër të pakta. Si e tillë, ecuria e industrisë fasone paraqitet me luhatje të theksuara, jo vetëm në vite dhe brenda një viti financiar

Bisedoi: Inva Hasanaliaj

Industria e tekstileve është një ndër sektorët e vetëm, i cili ka shënuar rritje duke nisur që nga muajt e parë të këtij viti, e megjithatë, kreu i Konfidustrias, vë në dukje se trajtimi i fasonëve nga qeverisja nuk është ashtu siç është premtuar. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve janë grupi që kanë shënuar një rritje më 20%, krahasuar me vitin e kaluar, megjithatë, kjo industri, e cila ka si pikë mbështetëse krahun e lirë të punës, nuk parashikohet të jetë kaq konkurruese në një periudhë afatgjatë. Rritja e kostove të prodhimit shikohet si një rrezik, i cili mund të sjellë lëkundjen e këtij sektori. “Made in Albania” është një problem për shumë prej kompanive që operojnë në vend, ku mungesa e kësaj certifikate demonstron jo vetëm mungesën e cilësisë, por edhe seriozitetin ndaj konsumatorit. “Pjesa dërrmuese e industrisë fasone në Shqipëri, ende nuk siguron dot certifikatën e origjinës Made in Albania dhe është thjesht shtojcë e kompanive të huaja, që lehtësisht e transferojnë prodhimin në vende të tjera, mbështetur në pagën krahasimore të fuqisë punëtore”, shprehet Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria. Vitin e kaluar, gjatë fjalës së tij në hapjen e panairit “International Textile: Fashion, Fason Expo”, ministri Arben Ahmetaj tha se mbështetja ndaj industrisë do të vazhdojëm duke e kaluar atë në një stad tjetër “Made in Albania”.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTATm numri i bizneseve fasone është rritur me 16%, që prej vitit të kaluar. A kanë ndihmuar politikat e reja fiskale të ndjekura nga qeveria, në këtë drejtim?

Industria fasone, si një sektor që bazohet në shfrytëzimin e fuqisë punëtore me vlerë të shtuar të ulët, është tepër e ndjeshme ndaj kahjeve të kërkesave të tregut të jashtëm. Pjesa dërrmuese e industrisë fasone në Shqipëri ende nuk siguron dot certifikatën e origjinës Made in Albania dhe është thjesht shtojcë e kompanive të huaja, që lehtësisht e transferojnë prodhimin në vende të tjera, mbështetur në pagën krahasimore të fuqisë punëtore. Do të ishim të lumtur të shikonim ardhjen e kompanive me cikël të mbyllur, që sot janë tepër të pakta. Si e tillë, ecuria e industrisë fasone paraqitet me luhatje të theksuara, jo vetëm në vite dhe brenda një viti financiar dhe është e vështirë të jepet një vlerësim i saktë në afatshkurtër. Aq më shumë, të gjykohet për politika fiskale të suksesshme, që mbështetur në vlerësimet tona, vetëm të tilla nuk kanë qenë!

Si paraqitet klima e biznesit për investitorët e rinj?

Shqipëria paraqet në teori, klimë biznesi të favorshme krahasimisht vendeve të BE, por jo konkurruese me shtetet e rajonit, kur vjen fjala për investimet e reja të vendit dhe të huaja. Në praktikë, klima e biznesit rëndohet, sepse shtohen vështirësitë, ku ndeshen bizneset me infrastrukturën, burokracinë institucionale, barrën fiskale, sistemin e drejtësisë etj. Konfindustria mbështet në parim ligjin e miratuar së fundmi, për mbështetjen e investimeve strategjike, duke kërkuar njëkohësisht që të përgatiten akte nënligjore të tilla, që zbatimi të jetë i drejtë dhe të shmangë subjektivizmin dhe korrupsionin.

Çfarë kushtesh lehtësuese ofron vendi ynë në tërheqjen e investimeve të reja, në fushën e bizneseve fasone?

Në mënyrë të përmbledhur vlerësojmë, se nuk kemi shkallën e duhur të konkurrencës në tërheqjen e investimeve të huaja krahasimisht vendeve të rajonit dhe mundësive që kemi. Megjithatë, lajm i mirë është, se pranë Konfindustrias kanë ardhur kërkesa për investime të rëndësishme në industrinë e prodhimit të këpucëve, që do të fillojnë si fasone dhe më pas do të jenë në cikël të mbyllur dhe me markën e origjinës shqiptare. Investitorët janë nga Lindja e Largët dhe prodhimi është i përcaktuar për tregjet e vendeve të zhvilluara europiane. Konfindustria po asiston, që investimi dhe kalimi në cikël të mbyllur të kryhet në një kohë sa më të shpejtë.

Çfarë mendoni për Paketën Fiskale të 2017-s?

Konfindustria ka shprehur qartë, se Paketa Fiskale 2017 duhet të përmbajë përmirësime thelbësore të sistemit tatimor, procedurave dhe marrëdhënieve shtet-biznes dhe jo vetëm përmirësime të dorës së dytë. Kriza globale dhe dështimet e qarta të 3 paketave të fundit fiskale, të përgatitura nga ekzekutivi me bekimin dhe vargonjtë e marrëveshjes me FMN, e bëjnë të detyrueshme sa më sipër. Konfindustria, duke vlerësuar veçanërisht rëndësinë e Paketës Fiskale 2017, ka përgatitur dhe do të paraqesë së shpejti, propozimet e saj mbështetur në analizën e thelluar të gjendjes së ekonomisë, problematikat e politikës fiskale të deritanishme, pasojat e krizës globale, kërkesat e industrive më të rëndësishme të vendit dhe praktikat e vendeve themeluese të BE.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663