Konferenca e parë ndërkombëtare e organizuar nga IEQ-BERZH/ “MBESHTETJA PER SIPERMARRJET VENDASE DHE SIPERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME KRAHAS INICIATIVES KINEZE PER NDERTIMIN E BREZIT DHE RRUGES NE EUROPEN JUG LINDORE”
IGNACIO JAQUOTOT, DREJTORI I DIVIZIONIT NDERKOMBETAR TE BANKAVE FILIALE
“NEPERMJET RRJETIT TE SAJ TE BANKAVE NE KROACI, SHQIPERI, SLLOVENI, BOSNJE-HERCEGOVINE DHE SERBI,
INTESA SANPAOLO SYNON TE OFROJE KREDI NE VLEREN 1 MILIARD EURO
PER SIPERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME NE VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR
TE CILAT JANE PJESE E KESAJ INICIATIVE”
Trieste, 19 Maj 2016 – “Nëpërmjet rrjetit të saj të bankave në Kroaci, Shqipëri, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi, Intesa Sanpaolo synon të ofrojë kredi në vlerën 1 miliard euro për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit perëndimor të cilat janë pjesë e kësaj iniciative”. Kjo ishte deklarata e Ignacio Jaquotot, Drejtorit të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo në konferencën ndërkombëtare “Mbështetja për sipërmarrjet vendase dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme krahas iniciativës kineze për ndërtimin e brezit dhe rrugës në Europën Jug-lindore” e cila u organizuar nga Iniciativa e Europës Qëndrore (IEQ) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Programi Iniciativa e Brezit dhe Rrugës (Rruga e Re e Mëndafshtë) përfaqëson një mundësi konkrete dhe reale zhvillimi për vendet e Ballkanit, i cili në mënyrë figurative përfaqëson daljen perëndimore të Rrugës së Re të Mëndafshtë, duke qenë se qëllimi i programit përshin përmirësimet infrastrukturore me Perëndimin falë investimeve thelbësore, të cilat parashikohen në vlerën 11 miliard dollarë dhe janë planifikuar për dekadat e ardhshme.
Fluksi i madh i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vendet e Ballkanit do të ketë një impakt dhe ndikim në nivelin e rritjes së vendeve që përfitojnë nga investimet dhe, në veçanti, segmenti i Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, i cili përfaqëson 99% të kompanive në rajon dhe ofron mundësi punësimi për 60% të forcës punëtore.
Prandaj, parashikohet që këto kompani do të kenë mundësi të aksesojnë nën-kontrata për një vlerë të konsiderueshme të projektit, duke kontribuar kështu kryesisht në zhvillimin e industrisë së materialeve të ndërtimit, logjistikës, impianteve inxhinierike, dhe në përgjithësi në shërbimet përkatëse të ndërlidhjes.
“Huat, të cilat do të jenë kryesisht afat-mesme dhe afat-gjata dhe kontrata qiraje financiare për shoqëritë kliente të rrjetit të Grupit Intesa Sanpaolo në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jenë për vlera deri në 15 milionë Euro në përgjithësi me një afat jo më shumë se 10 vjet”, shtoi Z. Jaquotot, dhe “do të përdoren për të financuar blerjen e impianteve, makinerive, pajisjeve ose automjete, si dhe për blerjen, ndërtimin, zgjerimin dhe rinovimin e faciliteteve dhe investimeve industriale në aktive jomateriale për projekte infrastrukturore të Iniciativës së Brezit dhe Rrugës, duke përfshirë shpenzimet për kërkimet, zhvillimin dhe inovacionin”.
Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo monitoron iniciativat e Grupit në tregjet e huaja ku ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet filialeve dhe bankave të cilat zhvillojnë aktivitetin bankar tregtar, jep udhëzime dhe siguron bashkëpunimin dhe mbështetjen për filialet e tij, duke përcaktuar politikat për zhvillimin strategjik të Grupit në lidhje me praninë e tij në tregjet e huaja; Divizioni eksploron dhe analizon rregullisht mundësitë e reja të rritjes në tregjet ekzistuese dhe të reja , ai koordinon operacioneve e bankave ndërkombëtare filiale dhe menaxhon marrëdhëniet e bankave ndërkombëtare filiale me strukturat e centralizuara të Kompanisë Mëmë, degëve ose zyrat e tjera ndërkombëtare të Divizionit të Korporatave dhe Investimeve Bankare.
Në zonën e Ballkanit, Divizioni ushtron aktivitetin nëpërmjet bankave të mëposhtme:
* Privredna Banka Zagreb në Kroaci (totali i aktiveve 9.5 miliard Euro, 197 degë)
* Banka Intesa Beograd në Serbia (totali i aktiveve 3.9 miliard Euro, 168 degë)
* Intesa Sanpaolo Banka Bosnia i Hercegovina në Bosnje – Hercegovinë (totali i aktiveve 795 milion Euro, 52 degë)
* Intesa Sanpaolo Bank Albania në Shqipëri (totali i aktiveve 1 miliard €, 32 degë)
* Intesa Sanpaolo Bank Romania në Rumani (totali i aktiveve 933 milion Euro, 45 degë)
* and Banka Koper in Slovenia (totali i aktiveve 2.2 miliard Euro, 52 degë)
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, të ardhurat operative neto të Divizionit rezultuan 510 milion, afërsisht e barabartë me 12% të të ardhurave operative neto të konsoliduara të Grupit.
________
Intesa Sanpaolo është një ndër grupet kryesore bankare në eurozonë dhe lider në Itali në të gjitha fushat e biznesit (individë, korporatë dhe menaxhimin e pasurive dhe pronës). Grupi ofron shërbimet e tij për 11.1 milion klientë përmes një rrjeti me afërsisht 4,100 degë në të gjithë vendin në Itali, dhe pjesa e tregut që zotëron nuk është më e vogël se 13% në shumë vende.
Intesa Sanpaolo ka një prezencë strategjike në Europën Qendrore Lindore, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me mbi 1,200 degë dhe 8.1 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar për individët dhe kompanitë në 12 vende. Gjithashtu, Grupi Intesa Sanpaolo ka një rrjet ndërkombëtar të specializuar në ofrimin e asistencës për klientët korporatë, i cili mbulon 28 vende, mbi të gjitha Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut si dhe vendet ku shoqëritë dhe kompanitë italiane janë më shumë aktive si Shtetet e Bashkuara, Brazili, Rusia, India dhe Kina.