“Bien të ardhurat personale e sigurimet”

Ky është muaji i dytë me performancë negative për arkën e shtetit, pas marsit, kur të ardhurat ranë 3.5% krahasuar me një vit më parë.
Uljen më të madhe sipas fianncave e ka shënuar, tatimi mbi të ardhurat personale, taksa mbi pasurinë e të ardhurat nga sigurimet shoqërore.
Në total të ardhurat për katër muaj janë më të larta se e njëjta periudhe e vitit të kaluar, por shqetësuese është ecuria muaj pas muaji.
Pavaresisht optimizmit te Ministrise se Financave per mbarevajtjen e investimeve dhe eksporteve, aktiviteti i tkurrur i shumë kompanive të mëdha paralajmëron se buxheti do ta ketë të vështirë të sigurojë të ardhurat e pritura./ABC