Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Boll me GDP, duhet të ndryshojmë mënyrën si të matim mirëqenien?

$
0
0

Kupon TatimorGDP është një mjet i keq për të matur mirëqenien materiale. Është koha për një qasje të re. GDP është numri që ka përcaktuar mirëqenien materiale, por duket se është një mjet i gabuar dhe është duke u përkeqësuar gjithë kohës

The Economist

Kush do të doje të ishe: Një monark mesjetar apo një punonjës zyre i ditëve moderne? Monarku ka ushtri të tëra me shërbëtorë. Ai vesh mëndafshet më fine dhe ha ushqimet më të larmishme. Por ai gjithashtu është një martir i dhimbjes së dhëmbëve. Ai bie pre e infeksioneve fatale. I duhet një javë të lëvizë nëpër pallate dhe është i lodhur duke dëgjuar të njëjtat gjëra përherë. Jeta e punonjësit të zyrës të shekullit të 21, duket më interesante po të mendosh për stomatologjinë moderne, antibiotikët, udhëtimet me avion, smartfonat dhe YouTube.

Pyetja është më shumë se një lojë fjalësh. Tregon se sa e vështirë është të krahasosh standardet me kalimin e kohës. Gjithsesi, këto krahasime nuk janë rastësore, por bazohen te Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP). Ky numër ka përcaktuar mirëqenien materiale, por duket se është një mjet i gabuar dhe është duke u përkeqësuar gjithë kohës. Kjo mund të shkaktojë ankth në botën e pasur në lidhje me çdo gjë, që nga stanjacioni i të ardhurave, deri te rënia e produktivitetit.

Gabimet e matësit të shpejtësisë

Mbrojtësit e GDP thonë se shifrat e saj nuk janë krijuar për atë që po përdoret sot. Qëllimi i saj, që kur lindi në vitet 1930-1940 ishte për të matur kapacitetin prodhues të ekonomisë. Që atëherë, GPD u bë pikë referimi për vendosjen e taksave, për të rregulluar papunësinë dhe për të menaxhuar inflacionin.

Gjithsesi, mbetet jo e saktë: GDP e Nigerisë u rrit me 89% në 2014. Ndërsa në Britani rritja e numrit të seksit me pagesë rritet në përpjesëtim të drejtë me numrin e meshkujve. Rishqyrtimet janë të shpeshta dhe në vendet e mëdha dhe të pasura si në Amerikë janë në rritje. Duke qenë se nuk iu kushtohet shumë rëndësi këtyre rishikimeve, krijohet ideja e ekzagjeruar se Amerika është duke ia dalë më mirë se Europa. Gjithashtu, do të thotë se ata që krijojnë politikat mbështeten në të dhëna të gabuara.

Nëse GDP është në rënie si masë matëse e mirëqenies, atëherë shifrat e saj janë të dyshimta. Kështu ka qenë gjithmonë: Benefitet sanitare, shërbim shëndetësor më i mirë dhe komforti i ajrit të kondicionuar tregonin se rritja e GDP tregonte rritjen e standardeve të jetesës pas Luftës së Dytë Botërore. Por rruga ka qenë gjithnjë e njëjtë: Nëse GDP rritej shpejt, ashtu ndodhte dhe me cilësinë e jetës. Tani GDP vazhdon të rritet, por standardet e jetesës mbeten në vend. Pjesë e problemit është zgjerimi i pabarazisë.

Me disa përjashtime, si kompjuterët, çfarë prodhohet dhe konsumohet quhet si cilësi konstante. Kjo qasje funksiononte më së miri në periudhën e prodhimit në masë dhe të të mirave të standardizuara. Ndikon më pak në ekonomi nëse rritja u përket shërbimeve. Firmat konkurrojnë për klientët në bazë të cilësisë së outputit. Nëse restorantet shërbejnë më pak ushqim dhe me çmim më të lartë, kjo rrit inflacionin dhe ul GDP. Kjo reflekton ndryshim, si më shumë produkte të freskëta dhe më pak tavolina. Shërbimet nga Google dhe Facebook janë pa pagesë, kështu që janë të përjashtuara nga GDP. Kur muzika dhe të mira të tjera të bëhen shërbime pa pagesë, gjithashtu do të përjashtohen nga GDP.

Boll numëruam, të fillojmë të gradojmë

Një matje më e saktë e mirëqenies kërkon 3 ndryshime. Më e lehta është përmirësimi i GDP si mjet prodhimi. Duke i përzierë të gjitha bashkë, nuk është zgjidhje. Qëllimi i GDP është të tregojë statistikisht se si po shkon ekonomia. Por faktikisht, duhet përmirësuar mënyra si mblidhen dhe si prezantohen të dhënat e GDP. Që të minimizohen revizionet, duhet të mbështeten më shumë në të dhënat nga taksat, kërkimet në internet dhe forma të tjera kontemporane të statistikave, si transaksionet e kartave të kreditit. Firmat private po zgjedhin një rrugë të re: të dhënat e inflacionit dalin nga adresat e e-commerce.

Së dyti, në vendet e pasura duhet krijuar një metodë e re e matjes së cilësisë së jetesës dhe e prodhimit. Ky matës i ri, i quajtur GDP Plus do fillojë më një ndryshim konceptual: GDP e punës së papaguar në shtëpi, si për shembull kujdesi për të afërmit. GDP Plus gjithashtu do të mati cilësinë e shërbimit, duke e njohur rritjen e jetëgjatësisë si output të shërbimit shëndetësor. Do të ishte fitimprurëse edhe për produktet e reja dhe mundësitë e zgjedhjes. Dhe idealisht do të reflektonte shpenzimet e të gjithë shtresave të shoqërisë.

GDP Plus do të ishte një rankim i mirë i rritjes së të ardhurave. Për të provuar mirëqenien e një vendi, do të duhej çdo dekadë të matej pasuria e tij. Kjo do të përfshinte të mira si: rrugë, parqe dhe pasuri personale. Kapitali i aftësive, markave, dizajnit, ideve shkencore dhe i lidhjeve online do të vlerësoheshin të gjitha. Gjithashtu, pjesë e saj do të duhej të ishin materialet e nevojshme për makineritë, ambientet publike, dëmtimi i mjedisit etj.

Këto metoda te reja do të sillnin revolucion në agjencitë statistikore. Gjithsesi, ajo mbetet çështje gjykimi dhe nuk mund të jetë asnjëherë perfekte. Metoda aktuale është plot gabime, kështu që më mirë të shihet një metodë e re e panjohur, se sa të ndalohet progresi me metodën e vjetër.

Përktheu: Kris Tushi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles