Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shtohen taksat, rritet sërish çmimi i naftës. Shqipëria e vetmja në Europë

$
0
0

IMG_20160503_091224Ekspertët e kishin paralajmëruar. Taksat e reja, si ajo e rilicensimit apo e arsimit, që duhet të paguajnë bizneset, do të ndikojnë drejpërdrejtë në rritjen e çmimit të naftës. Dhe kështu ka ndodhur. Prej ditës së djeshme çmimi i naftës është rritur me afro 5 lekë për litër.

Një rritje e ndjeshme që vjen pas disa muajsh kur çmimi kishte njohur ulje, ndonëse mbetej më i larti në rajon dhe një ndër më të lartët në botë; Shqipëria mban vendin e 17 në nivel global.

Aktualisht nafta po shitet me 156 – 157 lekë për litër. Javën e kaluar shitej me 151 – 152 lekë për litër.

Grosistët, të vënë shpeshherë në shenjestër të akuzave se abuzojnë me çmimet, pasi i rrisin menjëherë sapo nafta shtrenjtohet në bursë, por nuk veprojnë në këtë mënyrë kur në tregjet ndërkombëtare çmmi bie, thonë se arsyeja e rritjes së çmimit, është taksimi i ri.

Pikat e tregtimit me pakicë tani i paguajnë 5 herë më shtrenjtë licesat.

Në Tiranë, çdo pikë karburanti duhet të paguajë 5 milionë lekë për të rinovuar licensën. Në bashkitë e tjera kjo tarifë është 2 milionë lekë.

Këtë kosto shtesë, të vendosur nga qeveria Rama në dhjetor të vitit 2015, tregtarët e faturojnë në çmimin final të karburanteve. Tregtarët e kishin paralajmëruar se efekti i saj do të ishte rritja e çmimit me 5 lekë për litër.

Këtë vit, pikat e tregtimit të karburanteve në Tiranë, ashtu si edhe bizneset e tjera, duhet të paguajnë edhe taksën e re të arsimit.

Këtë taksë biznesi i madh e paguan për çdo NIPT sekondar. Kjo do të thotë se, një kompani që merret me tregtimin e kraburanteve, e paguan këtë taskë për çdo pikë karburanti që mund të ketë në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Vetëm për një pikë, paguhet 37 mijë lekë në vit. Edhe këtë kosto, tregtarët e naftës ia faturojnë konsumtatorit.

“Një prej kompanive më të mëdha të karburantit i është faturuar taksa e arsimit në rreth 9 milionë lekë (rreth 65 mijë euro)”,- shkruan sot revista Monitor.

Veç taksave të reja duket se grosistët kanë shfaqur menjëherë edhe ndjeshmërinë ndaj rritjes së çmimit të naftës në bursë. Një fuçi aktualisht tregtohet me afro 46 dolarë, nga 30 dollarë që shitej në fillim të vitit.

Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet më i larti në rajon edhe për shkak të taksave të tjera.

Mbi 100 lekë (të reja) për litër paguhet vetëm akciza, taksa e qarkullimit, e rritur në qeverinë Rama, taksa e karbonit dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar./Monitor/

IMG_20160503_091443


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663