Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kryeministri kërkon të “qetësojë” investitorët, u premton zero korrupsion dhe asistencë direkte

$
0
0

rama rama_4Klima e rënduar me investitorët e huaj dhe deklaratat e forta të disa Dhomave të huaja për problemet që ata po hasin në Shqipëri ka bërë që kryeministri Edi Rama të përpiqet t’i “qetësojë” ata në një takim informal, duke bërë njëkohësisht disa premtime të rëndësishme.

Takimi është zhvilluar ditën e martë (19 prill), por nuk është bërë publik në media. Në të kanë qenë pjesmarrës edhe ministri i financave, Arben Ahmetaj dhe ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi.

Burime nga Dhomat që ishin të pranishme në takim thanë për Monitor se ftesa kishte për qëllim diskutimet mbi fazën e dytë të aksionit anti-informalitet dhe klimën e investimeve në vend.

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar investitorëve që qeveria do të jetë bashkëpunuese, duke u kërkuar atyre që përpara se t’u drejtohen ambasadave për çfarëdolloj problemi të ketë, të flasin me Dhomat dhe këto të fundit të informojnë zyrën e kryeministrit për çdo rast. Rama ka thënë se do të ketë zero korrupsion.

Ai ka premtuar asistencë të plotë në ato raste kur anëtarët e Dhomave të huaja do të përballen me probleme me administratën, ndërsa ka shtuar se do të nënshkruhet një kontratë partneriteti mes dhomave të huaja dhe zyrës së kryeministrit, duke përshkruar përfitimet për secilin.

Më i ashpër kryeministri mësohet të ketë qenë me deklarimet e kreut të Dhomës Amerikane, që kishte pohuar më parë se investitorët po ikin si dhe me raportin e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHA), ku pohohej se situata aktuale e bizneseve nuk inkurajon investime të reja.

Nga ana e tij, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka tentuar të qetësojë investitorët duke u thënë se ekonomia është mirë, por perceptimi i reflektuar si në deklarimet e DIHA, ashtu dhe në indeksin e fundit të besimit të Bankës së Shqipërisë është më negativ se realiteti.

Një deklaratë të tillë në fakt ministri i Financave e bëri publike dhe një ditë pas takimit me Dhomat, në një konferencë të hapur me mediat dhe anëtarë të Komisionit të Ekonomisë./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles