Përmes këtyre fotove ilustrohet brendësia e “Muzeut të Parave” i cili ndodhet tek Banka e Shqipërisë. Është hera e parë që në Shqipëri të ndodhet një muze banke, shkruan Dita.
Në Bankën e Shqipërisë, dy kate të ndërtesës origjinale të saj janë kthyer në Muze, i cili çdo të enjte pret e përcjell vizitorë. “Muzeu i Parave”, ka në thelb ilustrimin e valutës shqiptare ndër shekuj, por edhe objekte të tjera historike që lidhen me të shkuarën e Bankës dhe me antikitetin.

















