Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Nis procesi i falimentimit në gjykatë, ja si do bëhet ristrukturimi

$
0
0

KurumKurum shpalli falimentin për qëllim ristrukturimi në shkurt të këtij viti. Vlerësohet që kompania ka mbi 300 milionë dollarë detyrime, gjysma e të cilave është ndaj bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare

Kurum, eksportuesi i dytë më i madh në vend, ka nisur zyrtarisht në gjykatë procesin për falimentimin dhe riorganizimin. Tashmë kompania që do të menaxhohet nga një administrator (Lindita Kikino) do të duhet të paraqesë planin e Riorganizimit. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në vendimin e saj bën të ditur se deri në datë 18 Maj duhet të ngrihet Komiteti i Kreditorëve. Këta të fundit duhet që deri në mesin e muajit qershor të paraqesin pranë administratores pretendimet. Gjithashtu, në vendim thuhet se procedura e falimentimit duhet të shpallet si në QKR, ashtu edhe në median e shkruar.

Kurum shpalli falimentin për qëllim ristrukturimi në shkurt të këtij viti. Vlerësohet që kompania ka mbi 300 milionë dollarë detyrime, gjysma e të cilave është ndaj bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Arsyet që e çuan Kurum drejt falimentit janë të shumta. Kompania rezulton me një levë të lartë financiare, me raportin detyrime/kapital i vet, që ishte 3.8 në fund të vitit 2014 (çka nënkupton se detyrimet janë gati 4 herë më të larta se mjetet e veta), ndërkohë që një raport maksimal i levës, ku një sipërmarrje vlerësohet se ka aktivitet të qëndrueshëm, është 1.5.

Blerja e hidrocentraleve tërësisht me kredinë prej 106 milionë eurosh ka shtuar dukshëm barrën e borxheve të Kurum. Ajo u zhyt në një krizë likuiditeti, teksa nga njëra anë pret të arkëtojë 19 miliardë lekë nga furnitorët dhe në kahun tjetër ka rreth 17 miliardë lekë detyrime ndaj të tretëve. Rënia e çmimeve të hekurit në tregjet ndërkombëtare dhe tkurrja e kërkesës së brendshme si rrjedhojë e krizës së ndërtimit, duket se i ka dhënë goditjen përfundimtare kompanisë. Në bilancin e 2014-s, Kurum konstaton se sektori i ndërtimeve, me të cilin Kurum e ka të lidhur ngushtësisht aktivitetin, ka rënë për dy arsye, se pari, shteti ka pezulluar lejet e ndërtimit dhe së dyti, ka rënë shitja e apartamenteve.

Efektet e krizës globale financiare kanë vijuar të kenë ndikim të rëndësishëm në likuiditetet e kompanisë. “Kohëzgjatja e krizës dhe rritja e vonuar e industrive dhe sektori bankar mund të shkaktojë një reduktim në para të gatshme nga operacionet, disponueshmërinë e kredisë, një rritje të kostove dhe një vonesë në kohën apo zvogëlimin e shpenzimeve kapitale të planifikuara”, thuhet në bilanc. Kompania ka qenë ndërkohë në fokusin e autoriteteve për mosrespektim të standardeve mjedisore, që e detyruan Ministrinë e Mjedisit të bllokonte aktivitetin e Kurum në maj të vitit të mëparshëm.

Kreditë e Kurum

Janë një sërë institucionesh financiare, banka rajonale e vendëse, që kanë qenë të ekspozuar ndaj kompanisë së prodhimit të çelikut dhe energjisë, që shpalli falimentin për qëllime ristrukturimi së fundmi. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, ka qenë pjesëmarrëse në një paketë borxhi për Kurum prej 106 milionë eurosh, së bashku me kreditorë të tjerë. Huaja është marrë nga Kurum në kuadër të privatizimit të katër hidrocentraleve Bistrica 1, 2, Ulëz dhe Shkopet, me fuqi totale të instaluar 76.7 MW, që ajo i bleu nga qeveria shqiptare për rreth 109 milionë euro në fillim të vitit 2013. Krahas IFC, borxhi është bashkëfinancuar nga hua paralele nga Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi (BSTDB), Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen Bank Albania. Financimi gjithashtu përfshin hua B nga FMO (Netherlands Development Finance Company), IFC, dhe Odeabank (dega turke e bankës Audi-Lebanon).

Pjesa e financuar nga IFC është 30 milionë euro. Banka për Tregti dhe Zhvillim e Detit të Zi (BSTDB), një bankë rajonale ka gjithashtu një ekspozim mbi 30 milionë euro te Kurum. Ajo, sipas burimeve zyrtare nga faqja e internetit, i ka dhënë kompanisë së prodhimit të çelikut dy hua, të parën, prej 20 milionë eurosh në vitin 2011 (dhënë për të rritur prodhimin, ndërkohë që plotësoheshin standardet e BE-së për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë në punë) dhe të dytën, prej 18 milionë eurosh në fund të 2013-s, në kuadër të paketës së huave prej 106 milionë eurosh, të përmendur më lart. Nga bankat vendëse mësohet se ekspozimin më të lartë e ka Raiffeisen, që ka dhënë rreth 30 milionë euro në paketën e financimit të HEC-ve. Në total, sipas bilancit, Kurum ka rreth 300 milionë euro detyrime, gjysma e të cilave ndaj bankave e institucioneve financiare e pjesa tjetër ndaj të tretëve. Së fundmi, Pro Credit dhe NBG kanë kërkuar bllokimin e kuotave të Kurum për mos kthim kredie.

“Marrë nga monitor.al”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663