Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

AN: Fushata e suksesshme kundër rritjes së taksave në Shqipëri

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Fondacioni per Liri Ekonomike
“Atlas Network”, rrjeti i njohur amerikan që hulumton në fushën ekonomike, i ka kushtuar një vëmendje të posaçme nismës së Fondacionit për Liri Ekonomike për uljen e taksave.

Organizata me qendër në SHBA shkruan se fushata e FLE ka dhënë frytet e saj.

“Qeveritë kanë një oreks të pafund për të shpenzuar paratë e taksapaguesve, kështu që parandalimi i rritjeve të reja të taksave është një detyrë e vështirë- lëre pastaj të flitet për eliminimin e taksave ekzistuese. Partneri shqiptar i Atlas Network, Fondacioni për Liri Ekonomike, ka bërë pikërisht të njëjtën gjë, duke nisur një fushatë të suksesshme kundër planeve të qeverisë shqiptare për të rritur taksat. Përpjekjet e FLE kanë qenë kaq të suksesshme, sa qeveria jo vetëm është tërhequr, por njofroi se do të heqë taksat vjetore për biznesin e vogël dhe të mesëm në Shqipëri,” shkruan Atlas Network.

“Në pikëpamjen tonë, ka një mungesë të theksuar të koherencës në politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria,” thotë drejtori ekzekutiv i FLE, Besart Kadia.

“Nga njëra anë kërkohet formalizimi i menjëhershëm i ekonomisë, pa një strategji të qartë dhe me mbi 120 mijë vizita të tatimorëve pranë biznesit. Ndërsa ne i mirëpresim masat për të formalizuar ekonominë, i kërkojmë qeverisë që të dalë me një strategji që të inkurajojë sipërmarrjen në vend”.

“Përpara fushatës së suksesshme të FLE, klima e biznesit në Shqipëri ishte përkeqësuar në atë masë në raportin “Të bësh biznes” të Bankës Botërore, duke shënuar një rënie me 67 vende për diçka të thjeshtë si marrja e lejes së ndërtimit dhe rënie me 12 vende për taksat e larta. Nëse qeveria shqiptare vazhdon me planin e saj për të ulur taksat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kjo do jetë një provë për të parë rritje ekonomike të Shqipërisë në vitet e ardhshme, duke nisur që nga përmirësimi në renditjen e “Të bësh biznes”,” përfundon shkrimin AN.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles