Plazhet dhe pazaret e Sharm El Sheikh dikur ishin të mbushura plot e përplot me turistë, që shijonin diellin egjiptian.
Por një dekadë pas nisjes së trazirave politike dhe pas rrëzimit të një avioni me turistë rusë vitin e shkuar, ku humbën jetën 224 pasagjerë, turistët e kanë braktisur resortin në Detin e Kuq.
Sa për krahasim, Egjipti tërhoqi 346 mijë turistë në shkurt të vitit 2016, krahasuar me 640 mijë vitin e shkuar.
Kjo është një rënie me 45.9 përqind.
Ndërkohë edhe Turqia duket se do shënojë rënie, për shkak të sulmeve të vazhdueshme terroriste në këtë vend dhe situatës së krijuar me Sirinë.
Nga ana tjetër mendohet se kjo do të favorizojë bregdetin shqiptar.
Dhe shkrimet e mira nga mediat e huaja nuk mungojnë.
Kryeministri Edi Rama sapo ka postuar një shkrim nga e përditshmja e madhe amerikane, USA Today.
Ajo shkruan se Tirana dhe Rruga Egnatia janë dy arsye përse duhet vizituar Ballkani.