“Dogmat komuniste për njeriun e drejtë dhe të pakorruptuar prodhuan politikanët e tranzicionit, të cilët me një drekë apo me disa gota birrë mendonin se po bënin miq të huaj dhe ishin gati të jepnin kontrata në kurriz të qytetarëve. Ky naivitet për dashamirësinë ndaj të huajit, i vendit tonë, demonstrohej në forma të ndryshme në shoqëri, ku prindër i ofronin fëmijë të huajve për t’u treguar sa mirë flisnin italisht apo anglisht, pa u shkuar në mend se përballë mund të kishin një njeri me preferenca të dyshimta seksuale. Skandali i Panamasë tregon qartësisht thelbin e njeriut, anglez, amerikan apo shqiptar, se ai është i korruptueshëm dhe mund të dëshirojë pushtet për të bërë para, shumë para”.
Kështu shkruan në editorialin e radhës publicisti Besart Kadia, duke iu referuar atyre që njihen tashmë si “Dokumentet e Panamasë”.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: