Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

AKT kërkon përfshirjen e Shqipërisë në paketat turistike ruse

$
0
0

e-1-1-267x200Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku dhe ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, zhvilluan të martën një takim pune me qëllim promovimin e Shqipërisë, si një destinacion turistik në një treg me potenciale të mëdha sikurse është ai rus.

Sipas burimeve nga AKT-ja, gjatë këtij takimi u kërkuan të vendosen ura bashkëpunimi dypalësh, me synim njohjen e vendit tonë. Diplomati rus, Kapushin vlerësoi vizitën e fundit zyrtare në Rusi, si një zhvillim pozitiv në drejtim të rritjes së aktiviteteve promovuese që po ndërmerr AKT-ja dhe siguroi gjithë mbështetjen e tij, për të ftuar operatorë të ndryshëm turistik rus, me qëllim përfshirjen e Shqipërisë në paketat e tyre turistike.

Ndërsa kreu i AKT-së, Çollaku, konfirmoi përpjekjet që po zhvillohen për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe tërheqjes së sa më shumë turistëve rus, ku duhet pranuar që numri i tyre nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Ndërkohë situata aktuale do të ishte një mundësi e mirë që vendi ynë të kthehet në vëmendjen e turistëve rus dhe si pasojë, do të sillte edhe thithjen investimeve të mundshme në fushën e turizmit.

Për këtë arsye, në prag të këtij sezoni turistik veror do të propozohet heqja e vizave për qytetarët rus që me datën 1 Maj, ndryshe nga viti i kaluar kur u hoqën me datën 1 Qershor.

Një tjetër çështje e diskutimit, ishin edhe fluturimet direkte, të cilat do të ishin zgjidhja më e mirë dhe komode për të rritur fluksin e turistëve rus në drejtim të vendit tonë.

Gjithashtu një ndër hapat e parë konkrete të bashkëpunimit do të jenë botimet e materialeve promocionale në gjuhën ruse, si një element mjaft i rëndësishëm për të rritur njohuritë mbi potencialet turistike që Shqipëria ofron./ATSH/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663