Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

FMN: Sfidat e Shqipërisë, varësia e borxhit nga bankat vendase dhe…

$
0
0

fmnVendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë mes edhe Shqipëria, po përballen me sfida të rëndësishme strukturore, në përpjekje për të rregulluar mjedisin e post-bumit ekonomik të mesit të viteve 2000, referon Zsoka Kocza nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë që ka bërë për ecurinë e deficitit fiskal dhe borxhit publik, në vendet e Ballkanit Perëndimor në 15 vitet e fundit. Hyrjet e mëdha të kapitalit në ekonomitë evropiane në zhvillim ë rezultuan me rritje të shpejtë në mes të viteve 2000 duke rritur nivelin e konvergjencës me nivelet e të ardhurave të BE-së.

Kjo rritje përmirësoi pozicionin fiskal të shumicës së vendeve (Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Kroacia). Megjithatë, që nga fillimi i krizës globale ekonomike të vitit 2008, shumë vende po luftojnë të përshtaten me situatën e re, ku ka më pak financime të huaja, një rritje më të ulët ekonomike dhe një ambient të jashtëm jo shumë favorizues, thotë eksperti i FMN.

Përpjekjet që synojnë të mbajnë deficitet dhe nivelet e borxhit nën kontroll, që tashmë janë edhe nën presionin e plakjes së shpejtë të popullsisë në këto vende, e cila me kalimin e kohës do të shtojë presionet në krahun e shpenzimeve. E ndërsa në disa vende rregullimi i konsiderueshëm fiskal ka ndodhur tashmë, një konsolidimi shtesë do të jenë i nevojshëm për të arritur reduktim të mëtejshëm të deficitit.

Eksperti i FMN sugjeron se më e rëndësishmja është që konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me ndryshime kompozicionale, duke ulur në mënyrë të veçantë pjesë të shpenzimeve korente që lidhen me pagesat sociale dhe subvesionet buxhetore për energjinë, të cilat vazhdojnë të komplikojnë planifikimin e buxhetit në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Në shumicën e vendeve masa të ardhurave duhet të shihet si një plotësues për rregullim në anën e shpenzimeve, thotë eksperti i FMN.

Sfidat rekomandimeve për secilën nga vendet sipas FMN-së:

Shqipëria

Sfida e Shqipërisë është borxhi i lartë dhe varësia e financimit të tij nga bankat. Konsolidimi fiskal duhet të kryhet kryesisht nëpërmjet masave të te ardhurave dhe eleminimi i subvencioneve të energjisë.

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja duhet të balancojë nevojën për konsolidimin e mëtejshëm fiskal si në krahun e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Kroacia

Vendi përballet me deficite të larta fiskale, me rritje të shpejtë të borxhit publik, duke ngritur rrezikun për masat shtesë në të ardhurat në funksion të rritjes tashmë të brishtë, për të kaluar gradualisht në konsolidimin e shpenzimeve në vitet e mëvonshme.

Kosova

Ka ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, por ka patur përkeqësime në rritjen e pagave të administratës.Ndërkohë që ka rritur administrimin fiskal duke kaluar peshën e mbledhjes se ë ardhurave nga doganat në tatimet e brendshme.

Maqedonia

Duhet të rindërtojë një mbulesë për të ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike. Duhet një rishikim total i pozitës së shpenzimeve publike.

Mali i Zi
Vendi ka një rritje të lartë të borxhit publik. Duhet reformë në sektorin e shpenzimeve për për të mbajtur nën kontroll fondet që duhen për pagat dhe pensionet

Serbia

Vendi përballet me një borxh të larta i cili duhet të ulet nëpërmjet rregullimit fiskal në krahun e shpenzimeve. Shpenzimet për pagat, pensionet dhe ndihma për ndërmarrjet shtetërore duhet të ulet.

FMN referon se, studimet empirike sugjerojnë se, rregullat fiskale kanë qenë përgjithësisht të lidhura me përmirësimin e përformancës fiskale (IMF 2009), edhe pse natyrisht ata janë të suksesshëm vetëm nëse ka angazhim të mjaftueshëm politik për ta./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images

Trending Articles


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Te deshiroje lumturi


“Ne, atletët që bënim prova me arkivolin e Enver Hoxhës”


Seks dhe ushqim! Olta Gixhari tepër provokuese, ja mëkatet e së dielës!


Fushë Kosovë, grabitet banka BPB (VIDEO)


Femij i vogel ne enderr


Xhelilaj tregon për përvojën në filmin televiziv gjerman (Video)


Kerkoj mashkull


Harta e Kosoves


Si ta shërosh magjinë?