Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Abuzimi: Konkurrenca, nën hetim çmimet e karburanteve

$
0
0

42f14_Karburanti-naftaAutoriteti i Konkurrencës do të “hetojë” çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve. Lajmi për monitorimin e tregut edhe gjatë këtij viti bëhet e i ditur në raportin vjetor të Autoritet të Konkurrencës për vitin 2015, i cili është dorëzuar në Kuvend. Konkurrenca do të hetojë ecurinë e çmimeve për të ndërtuar një historik trevjeçar monitorimesh, me qëllim për të arritur konkluzione të sakta të dinamikave të çmimeve nga shumica te pakica.

Tregu i karburanteve ka qenë nën hetim për dy vitet e shkuara nga Autoriteti i Konkurrencës, porse duket se hetimet e këtij viti do të finalizojnë nëse ka spekulim me çmimet nga importi te pakica.

“Nga vlerësimi i çmimeve të shitjes u konstatua se ndërmarrjet e shumicës ndjekin çmimin e blerjes (importit) të karburanteve dhe aplikojnë çmime me marzhe të ulëta, ndërsa ndërmarrjet e integruara të pakicës nuk ndjekin trendin e çmimit të blerjes, duke aplikuar marzhe të larta, kryesisht pas muajit qershor 2015.

Analiza e çmimeve të larta nga ndërmarrjet e pakicës e bën të nevojshëm vlerësimin e treguesve financiarë të tyre, gjë e cila duhet të vlerësohet në mbyllje të pasqyrave financiare. Për këto arsye dhe për të qenë më të saktë në periudhat krahasimore, është vendosur që monitorimi të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016”,- thuhet në raportin e Autoritet të Konkurrencës.

Ndërkohë që Autoriteti i Konkurrencës thotë se, “tregu ka karakteristika të qarta të një tregu oligopolistik, me një numër të kufizuar ndërmarrjesh, me produkte homogjene dhe transparencë kostosh, me tri ndërmarrje kryesore, por ku secila ndjek politikat e veta për ta zotëruar atë”./GSh/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663