Operatorët turistikë shqiptarë kanë vendosur t’i kërkojnë qeverisë që t’i ndihmojë për të tërhequr turistët rusë. Televizioni “Russia Today”, thotë se duket që Shqipëria është e etur për ta shndërruar veten në një gjë të ngjashme me një “Turqi të re” për turistët rusë.
Në një intervistë për “RT”, Dmitry Gorin, nënkryetar i Operatorëve Turistikë Rusë, thotë se, tërheqja e turistëve rusë nga Shqipëria do të jetë mjaft e ndërlikuar, duke qenë se ata i kanë finalizuar tashmë planet për këtë sezon dhe se, vendi i vogël mysliman do të duhet të konkurrojë me Malin e Zi, Greqinë, Bullagarinë e Qipron, apo edhe vetë vendpushimet ruse në Detin e Zi.
Gorin shprehet se, para së gjithash, operatorët turistikë shqiptarë do të duhet t’i motivojnë turistët rusë për të vizituar Shiqpërinë, duke theksuar faktin se, mes Moskës e Tiranës nuk ka fluturime të drejpërdrejta dhe se një turist rus nuk mund të bëjë 8 orë udhëtim për të arritur në destinacion.
Po ashtu, thotë ai, rusët nuk duken të gatshëm për të paguar 20 mijë rubla (rreth 300 dollarë) për një biletë avioni, duke qartësuar se fluturimi i lodhshëm nuk është sigurisht problemi kryesor.
“Janë 230 hotele turistik në vend, që mund të strehojnë një total prej 8 000 personash, por mungojnë hotelet e stilit turk me gjithçka të përfshirë (all inlusive) që janë aq popullorë për turistët rusë”,- thotë Gorin.
“Vendpushimet më piktoreske të Shqipërisë përfshijnë Sarandën, Dhërmiun, Himarën, Durrësin, Shëngjinin, Ksamilin dhe Vlorën, të vendosur në brigjet e Adriatikut dhe detit Jon. Në korrik, uji ngrohet në 26 gradë celsius; një dhomë dyshe në një hotel të vogël në Vlorë zakonisht kushton rreth 700 dollarë në javë, duke përfshirë edhe mëngjesin”,- shkruan RT.
Televizioni rus thekson se, vendpushimet shqiptare janë të njohur jashtë vendit për kosto të ulët (faturat e restoranteve shkojnë mesatarisht 10-15 dollarë) dhe për natyrën e virgjër, duke përmendur këtu plazhin e Ksamilit, që njihet botërisht. Sezoni veror në Shqipëri fillon në maj dhe zgjat deri në javën e parë të shtatorit.
Por Gorin vë në dukje rreziqet dhe problemet që lidhen me sigurinë. “Duke folur për sigurinë, ne mund të udhëhiqemi vetëm duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Jashtme ruse dhe Agjencisë Federale Turistike -Rostourism”,- thotë ai.
Sipas Gorin, të hysh në tregun e turizmit rus është një perspektivë afatgjatë për Shqipërinë, e cila aktualisht pret rreth 4 milioën turistë në vit dhe nuk është përfshirë në listën e 50 destinacioneve të turistëve rusë./Sputniknews/Lapsi.al/