Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

FMN: Varfëria u thellua prej vitit 2008

$
0
0

fmnShqipëria ka gati gjysmë milioni njerëz që jetojnë në kufi të varfërisë ekstreme dhe një numër tjetër të madh që jetojnë në varfëri ekstreme

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka gjetur në një studim mbi ekonomitë e rajonit, se Shqipëria dhe Mali i Zi pësuan rritje më të fortë të varfërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, pas krizës financiare të vitit 2008. Në një analizë të gjatë për fenomenin, Fondi vë në dukje se varfëria aktuale dhe pritshmëritë për të ardhurat në të ardhmen ka të ngjarë të ndikojnë në rritjen e migrimit nga rajoni, duke i cilësuar si më të prekurat Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Sipas raporteve të BB në Shqipëri, ka pothuajse gjysmë milionë njerëz që jetojnë nën vijën e varfërisë, që përfaqëson gati 15% të popullsisë. Këta njerëz kanë rreth 1 euro në ditë për shpenzimet e tyre personale. Banka Botërore pati gjetur se varfëria u rrit në vend pas krizës prej 2008 deri në 2012, ndërsa rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë nuk duket se e ka përmirësuar problemin. Në shkallë kombëtare, familja mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për shpenzimet e ushqimit. Megjithatë, sa më i ulët buxheti i familjes, aq më e madhe është përqindja e buxhetit që përdoret për ushqim të përditshëm. Familjet më të margjinalizuara mund të përdorin deri në 80% të buxhetit të tyre për ushqim.

Karakteristikat e varfërisë kanë ndryshime të thella mes vendeve. Të anketuarit në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi duhet të ndihen statistikisht në mënyrë të konsiderueshme më të varfër se ata në Shqipëri (të nxitur nga opinionet shumë negative mbi të ardhurat në të ardhmen).

Ekspertët e Fondit kanë vërejtur se ballkanasit e perceptojnë varfërinë më të lartë se sa gjendja e tyre reale. Në rajon, të gjitha qeveritë janë trashëgimi e së kaluarës. Por teksa roli i shtetit për të vepruar si një stimul për familjet dhe ekonominë është tkurrur, zhvillimi i sektorit privat nga ana tjetër ka mbetur prapa, siç pasqyrohet në normat e larta të papunësisë.

Gjatë krizës dhe pas saj, të ardhurat e qeverive janë ulur, duke vënë nën presion shpenzimet, duke përfshirë pagat, pensionet dhe mbrojtjen sociale. Bumi i fillimit të viteve 2000 solli një rritje të qëndrueshme në të ardhura në të gjithë rajonin. Varfëria ra ndjeshëm, si në aspektin e numrave absolute, megjithatë rritja e shpejtë ka sjellë edhe pabarazi në shpërndarjen e përfitimeve.

Ndërkohë, parashikimet edhe pse flasin për përmirësim, e shohin atë të ngadaltë. Sipas BB varfëria në Shqipëri do të vijë në rënie gjatë dy viteve në vijim edhe pse pas 2008-s ky fenomen ka shënuar rritje. “Niveli i popullsisë që jeton me 2.5 dollarë në ditë nga 6.1% që është vlerësuar këtë vit, pritet të bjerë në fund të vitit 2017 në 5.5%. Ndërsa përqindja e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë do të bjerë në 44.7 % në vitin 2017, nga 46.1 % që vlerësohet aktualisht”, thuhej në raportin e publikuar në vitin 2015.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663