Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rusët kërkojnë plazhe, por Shqipëria është në disavantazh

$
0
0

largea_heqa1378378073Shqipëria po synon tregun e turistëve rusë, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë reale.

Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë, për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin.

Por ekspertët rusë thonë se, Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktive ofertën e saj për turistët rusë.

“Para së gjithash Shqipëria nuk ofron shumëllojshmëri hotelesh të cilësisë së lartë si Turqia, apo Egjipti. E dyta shërbimi “all inclusive” nuk është adoptuar nga hotelet në vend, duke e vështirësuar transaksionet me turistët rusë.

Ajo që mund të quhet avantazh dhe armë e fortë janë plazhet e qeta dhe të virgjëra në Jon dhe Adriatik dhe çmimet që janë më të ulëtat në Europë”,- thekson për mediat ruse një nga ekspertët e turizmit.

Greqia është një nga alternativat kryesore të turistëve rusë, por kriza e refugjatëve dhe problemet ekonomike në vend kanë ndikuar negativisht në këtë drejtim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles