Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shpronësiet te Stacioni i Trenit: Qeveria prek fondin e BSH-së

$
0
0

5623cd9b-5bc7-405b-9941-c0858fab883a-0-Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për shpronësuar banorët tek zona e Stacionit të Trenit, banesa që do të prishen për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës në drejtim të Paskuqanit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Disa ndryshime në vendimin nr.752, datë 5.9.2013, të këshillit të ministrave, “për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të tiranës”, faza i, në Bashkinë e Tiranës”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.752, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1 – Pika 3 ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“3. Vlera e plotë e shpronësimit, prej 1 757 476 521 (një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e një) lekësh, do të përballohet në masën 550 000 000 (pesëqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë dhe, pjesa e mbetur, nga Bashkia e Tiranës.”.

2 – Pika 9 ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“9. Ngarkohen Bashkia e Tiranës, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, – thuhet në vendimin e qeverisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles