Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Tre taksa: Çdo muaj do paguajmë 10 mijë lekë më shumë me ujin

$
0
0

erion veliajÇdo familje kryeqytetase faturën e ujit tashmë, do ta paguajë më shtrenjtë.

Kjo për faktin se çmimit për konsumin e ujit, do t’i bashkangjiten edhe tre taksa të tjera.

Tarifa e pastrimit, ajo e pronës dhe taksa për infrastrukturën e arsimit, do të paguhen të përpjesëtuara sipas muajve.

Rreth 12 mijë leke të rinj shkojnë taksat vjetore për kryeqytetasit, ose thënë ndryshe 1 mije lekë të rinj çdo muaj krahas pagesës së ujit.

Drejtori i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, Arli Naska, sqaron me detaje detyrimet vendore.

Sipas drejtuesve të Bashkisë, taksa për infrastrukturën arsimore do të shkojë për ndërtimin e shkollave në Tiranë.

Kjo tarifë është parashikuar të mblidhet për një afat 7-vjeçar. Ndërkohe kjo taksë për biznesin do të jetë shumë më e lartë, 4 mijë deri 37 mijë lekë të rinj në varësi të xhiros.

Por specialistet e tatim-taksave deklarojnë se për biznesin, kjo nuk është tarifë e re.

Taksa e gjelbërimit është emërtuar taksë për infrastrukturën e arsimit.

Drejtori Naska ka sqaruar edhe tarifat e reja për çdo metër katror të ndarë sipas zonave, që lokalet apo bizneset, shfrytëzojnë hapësirën publike.

Me miratimin e tarifave të reja, Bashkia ka vendosur që çdo trotuar të jetë i lirë deri në dy metër për kalimtarët.

Hapësira që mbetet mund te shfrytëzohet nga lokalet.

Ndërkohë mbetet ende ne diskutim tarifa e shumëkontestuar prej 2500 lekësh në muaj për çdo tavoline lokali, e vendosur në rrugë apo hapësirë publike.

Pas protestave të tregtareve, Bashkia pritet të dalë me një vendim ditën e mërkurë./VizionPlus


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles