Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

O dreq! Sërish taksa?!

$
0
0

Kupon TatimorMonitor

E shokuar nga shpërthimi i beftë i krizës financiare ndërkombëtare, revista me reputacion elitar “The Economist”do të përdorte si titull hapës në ballinën e saj vetëm dy fjalë, “Oh fuck”, për të përshkruar gjithë atëçka ndodhi dhe po e priste botën vitet në vijim.

Nuk i kemi kushtuar shumë rëndësi arsyes pse nuk mund ta përdorim këtëfjalë të shqipëruar, edhe pse kemi pasur raste plot për të thënëdiçka të tillë. Ndoshta ngaqëne mediat nëShqipëri nuk i kemi këllqet e “The Economist”, por ajo që bëri Bashkia e Tiranës duke rritur taksat në kryeqytet na ka shokuar.

Analiza e shifrave (lexo në brendësi) tregon se rritja e taksave është këtë vit 7-9 herë më shumë se një vit më parë. Nga kjo goditje do të preken gati gjysma e bizneseve që ka gjithëShqipëria, të cilët japin 36% të vlerës së shtuar në prodhimin epërgjithshëm kombëtar dhe mbajnënumrin më të madh të të punësuarve dhe vetëpunësuarve. Nga kjo rritje e taksave,mesatarisht çdo biznes fare i vogël në qytetin më të varfër, krahasuar jo vetëm me simotrat e tij, në botë por edhe me qytete të tjera të vendit, do të paguajë shtesë883 mijë lekë më shumë se një vit më parë, ose diçka më pak se xhiro mesatare vjetore, por që në plot raste, taksa e kapërcen edhe xhiron vjetore. Dhe e gjithë kjo ndodh, kur jo më larg se një javë më parë, një studim ndërkombëtar nga Instituti Mercer, i bazuar në kushtet ekonomike e sociale, kundrejt 230 kryeqytetevee listonte Tiranën në vendin e 179-të së bashku me kryeqytetete tre ish-republikave sovjetike. Ndërsa prestigjiozja “Financial Times”, nuk e përfshinte fare në listën e qyteteve më tërheqëse për investime, kryeqytetin e shqiptarëve, ndërkohë që Shkupi ishte në krye.

Nga ana tjetër nuk po kuptojmë se si dhe kush po i qeveris shqiptarët?!Sepse teksa nga njëri krah, qeveria e të majtëve në Shqipërivendosi të lehtësojë barrën e biznesit të vogël duke i kursyer nga ulja rreth 600 milionë lekë, të majtët e përfaqësuar në pushtetin lokal kanë reaguarnëtë kundërt kur vendosën t’i godasin rëndë qytetarët dhe biznesin me taksa që kapërcejnë mbi 7 herë??!!! Kjo është njëçoroditje politike e pastër, të cilën të majtët e ardhur në pushtet kanë kohë që e demonstrojnë nëçdo nivel. Por kjo sjellje mund të jetë edhe njëhile politike, që gjithsesi të lë pa fjalë, sepse e ndodhur nën presionin e veprimeve të pamatura kur rriti ndjeshëm taksat që më pas e ndoqën dështimet permanente në mbledhjen e të ardhurave, qeveria qendrore duket sikur ka hequr dorë nga shtrëngesa fiskale, por në fakt ia ka kaluar stafetën pinjollëve të pushtetit vendor, që në thelb konfirmojnë se ka sërish rritje taksash, pak rëndësi ka se kush i vendos ato.

Nga ana tjetër, vendosja e taksës duket e palogjikshme edhe në mënyrën sesi ajo është e orientuar. Do të ishte e logjikshme që barra të rëndojë ndaj pronës së paluajtshme ku të vilej llokma mëe madhe e pasurisë. Por bashkia kavendosur të “ndëshkojë” punën dhe sipërmarrjen. Ky është një shkelm për punësimin.

Kjomënyrë po vërteton varfëri qeverisjejepërmes politikave të zgjuara të nxitjes dhe gjallërimit të ekonomisë. Tanimëështë bërë e qartë, se në vend është vendosur monarkia e taksave, ku atalart i gëzohen mbretërimite të tjerët poshtë duhet të paguajnë vetëm haraçin.

Shifrat qëdhamë më lart të shokojnë, po a e dini se çfarë të bën të zgurdullosh sytë: miopia e FMN-së, e cila këtë javë, pa ditur se çfarë po ndodh me shqiptarët, por vetëm e interesuar se si ata duhet tëkthejnë këstin e radhës, i kërkuan zyrtarishtqeverisë shqiptare të rikthejëtaksën për biznesin e vogël, pra të ripaguajnë 600 milionët,plus nga 800 mijë lekë për çdo biznes edhe bashkisë nga taksat e reja. Dhe e dini çfarë ndodh? Vetëm nga rritja e taksave kombëtare dhe taksat e reja lokale në kryeqytet, këtë vit, një profesionist i lirë do tëpaguajë 60% të fitimit që realizonte një vit më parë.

Teoritë ekonomike thonëqë sado të rrisësh taksën ka një pikë që ajo bëhet pavlefshme, sepse fillon e bëhet pengesë për punësimin, rrit informalitetin e kështu cenon rritjen ekonomike. Deriku do të arrijmë kështu si po ecet? A kemi arritur në pikën e ngopjes satë kemi fuqi të refuzojmë?

Bashkia tha se do të ndërtojnë rrugë e parqe të bukura, shkolla e spitale, qendra argëtimi që të lënë pa mend, … njësoj si Parisi. Edhe ai shqiptar që nuk e ka parë ndonjëherë kryeqytetin e francezëve e merr me mend se është vite dritë larg dhe duhen shumë para e kohë për t’i ofruar të gjitha ato shërbime që ky qytet ka. Por ka menduar bashkia, që e nisi me këmbë të mbarë,duke rritur taksat aq sanëParis…se tani ne parisienët e ardhshëm tëTiranës do të presim sa Kulla jonë eSahatit të bëhet po aq e madhe sa Kulla Eifel. E meqenësenuk jemi aq europianë sa të themi si “The Economist”, “Ohfuck” për gjithçka po ndodh, por “Oh dreqin, sërish taksë”, s’kemi pse nuk e themi, sepse jemi ne që e paguajmë, dhe jo “parisienët” ngjitur me Kullën e Sahatit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663