Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, shkronja “g” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 45, shkronja “dh”, të rregullores “Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 81, datë 15.11.2006 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar; dhe me propozim të Departamentit të Administrimit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,
VENDOSI:
- Të miratojë realizimin e objektit të prokurimit “Marrja me qira e ambienteve në kompleksin “Halili”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje 3-vjeçare.
- Të miratojë fondin e nevojshëm për realizimin e objektit të prokurimit “Marrja me qira e ambienteve në kompleksin “Halili”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje 3- vjeçare, në masën 106.866.000 lekë.
- Fondi i përcaktuar sipas pikës 2 të këtij vendimi, do të miratohet përpjesëtimisht në buxhetet vjetore të Bankës së Shqipërisë, sipas kohëzgjatjes në vite të kontratës.
- Ngarkohet Kryetari i Entit Prokurues, Departamenti i Administrimit dhe Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës për zbatimin e këtij vendimi.