Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Vendet më të varfra në Europë: Ja ku renditet Shqipëria

$
0
0

albania“Kur njerëzit mendojnë për Europën, imagjinojnë shpesh majën e shoqërisë: qytete të bukura, kufinj paqësorë dhe prosperitet. Megjithatë, si në çdo vend të botës, edhe në Europë ka varfëri dhe probleme. Kjo është një listë me dhjetë vendet më të varfra në Europë, bazuar tek të ardhurat kombëtare për frymë”.

Kështu shkruan gazeta amerikane ‘Gazzette Review’.

Shqipëria është në vendin e katërt si më e varfra në Europë me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4450 dollarëve.

Ja çfarë shkruan gazeta: “Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj”.

“Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj”. 

Ja lista

  1. Rumania- Të ardhurat për frymë – $9520
  2. Bullgaria- Të ardhurat për frymë – $7620
  3. Mali i Zi- Të ardhurat për frymë – $7320
  4. Serbia- Të ardhurat për frymë – $5820
  5. Maqedonia- Të ardhurat për frymë – $5150
  6. Bosnja- Të ardhurat për frymë – $4760
  7. Shqipëria- Të ardhurat për frymë – $4450
  8. Kosova- Të ardhurat për frymë -$3990
  9. Ukraina- Të ardhurat për frymë – $3560
  10. Moldavia- Të ardhurat për frymë – $2560

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images