Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bizneset ankohen te Drejtoresha e Doganave për “Rapiscan”

$
0
0

rapiscanNë aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, bizneset i janë ankuar drejtoreshës së Doganave, Pranvera Fagu për procedurat e skanimit në dogana nga kompania Rapiscan.

Alketa Uruçi anëtare në bordin e AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) ka pohuar se një sërë biznesesh kanë hasur vështirësi, sidomos në diferencat në peshimin e mallrave rifuxho.

“Për to ka gjobitje, pasi quhen deklarime jo të sakta. Ende nuk kemi marrë përgjigje për çështjet që i kemi referuar nga vështirësitë që hasin bizneset”- ka deklaruar ajo.

Më tej, është vënë në pah edhe një sërë problemesh që sipas saj, lidhen me: parapagesat e bëra në periudha të ndryshme, për të cilat rezultojnë mosrakordime në sistem.

Përfaqësuesja e “AmCham” kërkoi nga Dogana Shqiptare zgjatjen e kohës së procedurave, sidomos ato që kryhen në portin e Durrësit.

Ndërsa përmendi edhe referencat, një ndër çështjet që sipas saj nuk i është dhënë ende një zgjidhje nga Dogana Shqiptare.

“Çmimet reference kanë kosto shtesë për eksportet. Tatimorët nuk rimbursojnë tvsh mbi çmimet e references, dëmi është i shumëfishtë”- tha znj. Uruçi.

Drejtoresha e Doganave, znj. Pranvera Fagu iu përgjigj duke thënë se do të ndërmerren disa përmirësime ligjore, me qëllim ofrimin e shërbimeve më cilësore.

“Ne si administratë doganore kemi gjithmonë diçka për të ndarë me biznesin për të përmbushur misionin tonë për të ofruar një shërbim sa më cilësor.

Ne kemi në fokus përmirësimin e legjislacionit doganor. Këto tryeza në shërbejnë për të diskutuar çështjet që shqetësojnë biznesin. Unë do të ndalem te ndryshimet cilësore, pasi ne kemi ofruar lehtësi për biznesin përmes procedurës së zhdoganimit lokal. Dëgjoj shumë si nga biznesi, ashtu edhe nga media që kjo procedurë nuk është e aplikueshme, por unë ju garantoj me përgjegjësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave që në shtator të vitit 2015, zhdoganimi lokal është i disponueshëm. Ajo që ngelet për t’u plotësuar është vetëm kërkesa nga operatorët ekonomikë. Aktualisht kemi katër kërkesa që janë në shqyrtim. Ju garantoj që nga administrata doganore gjithçka është e përfunduar.

Një tjetër çështje të rëndësishme dhe e dnejshme nga ana juaj janë çështjet e referencës. Referuar vitit 2015, ju bëjmë me dije se gjithë zhdoganimet e importeve në masën 89% janë kryer me çmimet e transkasioneve, ndërsa me metodat e tjera alternative janë vetëm 11%, por kemi avancuar akoma më shumë.

Pra, ne ne jemi në pozita aktive dhe jo pasive dhe kjo gjithmonë në shërbim të biznesit. Gjithmonë lidhur me çmimet e referencës që gjatë këtij viti kemi vendosur të krijojmë databazën kombëtare, si një instrument analize dhe risku, për përdorimin e drejtë të metodave alternative.

Krahas këtyre reformave, jemi në fazën e fundit të deklarimit elektronik, që do të thotë që ju si biznes në çdo kohë mund të kyeni me anë të internetit deklarimet tuaja. Kjo do të na çojë në shmangien e takimeve të drejtëpërdrejta të operatorëve ekonomikë me doganierët, kjo do të nasjellë si benefit uljen e korrupsionit.

Një tjetër arritje ishte edhe miratimi i VKM-së për mbrojten e të drejtave të pronësisë intelektuale në dogana. Ky vendim mundëson fillimin e procedurave për mbrojtjen e këtyre të drejtave, për mallrat që janë objekt i mbikëqyrjes doganore.

Në muajin e ardhshëm do të lançojmë edhe programin Internetdogana, që do të ofrojë shërbime të reja në kohë reale, si verifikime dhe aplikime të ndryshme”, tha znj.Fagu.

Pak ditë më parë, shoqatat e biznesit i kanë dërguar një shkresë drejtoreshës së doganave, ku ankoheshin se krahas pagesës së tarifës prej 22 euro për deklaratë doganore, si rrjedhojë e kontratës së skanimit mes qeverisë shqiptare dhe Rapiscan, bizneset po përballen dhe me kosto të tjera indirekte si rrjedhojë e kufizimit të orareve të punës në dogane, me qëllim që t’i krijohen kushte koncesionarit për skanim. Kjo sipas tyre ka rritur ndjeshëm presionet korruptive./Monitor/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images