Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Sejko: Investimet po rriten, punësimi nën potencial

$
0
0

sejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur pasditen e kësaj të mërkure një konferencë shtypi, ku ka raportuar për situatën ekonomike në vend.

Në fjalën e tij, Sejko ka bërë me dije se, investimet private po vijojnë të rriten, por nga ana tjetër ka nënvizuar se punësimi është poshtë nivelit potencial.

“Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015 nuk kishim atë rritje ekonomike që prisnim, por rritja do të vijojë të ecë drejt përmirësimit”, ka thënë Sejko.

Ndërkohë, ka shtuar ai, do të mbetet e pandryshueshme norma bazë e interesit, ndërsa inflacioni në vitin 2016 do të jetë rreth 2 për qind.

/ Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663