Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Targa me çip: Koncesionari investon 6.2 mln dhe fiton 96 mln euro

$
0
0

targaPlani i Ministrisë së Transporteve për koncesionin e targave shihet me dyshim nga drejtuesit e mjeteve. Ata thonë se është në shpenzim i tepërt pagesa prej 48 euro për këtë shërbim.

Pajisja me çip i automjeteve është një shpenzim i tepër sipas drejtuesve të automjeteve. E paguan shteti, apo privati… për ta vlera e parashikuar prej 48 euro për automjet, është një kosto e lartë dhe e panevojshme

Ministria e Transporteve ka marrë së fundi shqyrtim studimin për të dhënë me koncesion për 35 vjet pajisjen me çip elektronik të mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Projekti është paraqitur nga kompania private “Porta Saber Albania” dhe Ministria e Transporteve ka pranuar se një komisioni i saj është mbledhur dy herë për ta shqyrtuar.

Nëse miratohet ky “koncesion i pakërkuar”  do t’u kushtojë taksapaguesve 95.9 milionë euro për 35 vjet.

Ndërsa Kompania që ka propozuar, parashikon të investoje 6.2 milionë euro në pesë vitet e para.

Një studim fizibiliteti mbi këtë aktivitet vëren se instalimi i çipit në një mjet do t’i kushtojë kompanisë vetëm 7 euro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663