Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Pensioni i viteve të punës në kooperativë: Ja skema e llogaritjes

$
0
0

pensioniste-mk13Një person që del sot në pension, ka minimumi 20 vite punë në ish-­kooperativat bujqësore ose ka punuar në administratë para 1994­. Por pagat që kanë qënë para këtij vitit, shumëzohen me një koeficient, në mënyrë që të merret një pension më i lartë.

Konkretisht pagat e atyre që kanë punuar në ish-kooperativat buqësore, shumëzohen me koeficientin 8.59. Pra nëse keni punuar në fabrikë me pagë 3200 lekë, atëherë kjo pagë shumëzohet me koeficientin 8.59, kur bëhet llogaritja e pensionit.

Në këtë rast paga që merret parasysh për llogaritjen e pensionit për një person që ka punuar në fabrika është 27 400 lekë. E njëjta mënyrë vlen për të gjitha profesionet e tjera dhe për punëtorët e thjeshtë.

Pagat para 1994s bashkohen me pagën ose kontributin që ka derdhur secili. Për të llogaritur pensionin, të dyja periudhat(para dhe pas 1994­) bashkohen dhe merret parasysh 1% e kontributit që është derdhur.

“Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

Për efekt të llogaritjes së pensioneve, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale, mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës”, ­ përcakton ligji për sigurimet shoqërore.

Duke marrë një shembull konkret nëse paga mesatare e një të punësuari në ish­kooperativë dhe një të punësuari pas vitit 1994 mund të llogaritet pensioni. Formula aktuale e llogaritjes së pensionit thotë se përfitimi bëhet në këtë mënyrë: 1% të pagës mesatare, shumëzuar me vitet e kontributeve, plus pensionin social.

Paga mesatare para 1994­s dhe pas këtij vitit nëse merret 28 mijë lekë, atëherë pensioni që përfitohet është 16 750 lekë. Pra 1% e pagës 28 mijë lekë është 280 lekë, shumëzuar me 36 vite punë, shkon rreth 10 mijë lekë, duke shtuar dhe pensionin social në masën 6750 lekë, në total përfitohet 16 750 lekë pensioni i plotë.

Sipas listës që ka miratuar Insitutit i Sigurimeve Shoqërore, paga më e ulët në ish-koperativat buqësore ka qenë 2685 lekë, për një punëtor të thjeshtë. Pavarësisht se paga ka qenë në këtë nivel, për llogaritjen e pensionit do merret parasysh paga 23 mijë lekë. Pra më e lartë se paga minimale që është sot në Shqipëri.

Kjo për shkak se shumëzohet me koeficientin 8.59, në mënyrë që pensioni që përfitohet të jetë minimum 14 500 lekë. Nëse një punëtor i thjeshtë ka punuar gjatë gjithë kohës me pagën minimale në ish­kooperativat bujqësore dhe pas vitit 1994 ka paguar kontribute vullnetare, atëherë do të marrë një pension prej 15 mijë lekë për 36 vite punë. Ndërkohë sot për të marrë pension të plotë pleqërie si për burrat dhe për gratë duhen 35 vite e 8 muaj kontribute të paguara./Shqiptarja.com/

Pagat për ish-­kooperativat buqësore

Qymyrguri, bitumi

Nen toke 4,302

Siperfaqe 3,491

Miniera te tjera, Nen toke 3,891

Siperfaqe 3,293

Fabrika te perpunimit te mineraleve 3,293

Nafta 3,348

Gjeologjia, Nen toke 3,420

Siperfaqe 3,348

Metalurgjia me ngjyre 3,304

Metalurgjia e zeze 3,392

Kimia 3,304

Qelqi 3,348

Sharrat 3,277

Material ndertimi, Tulla, Cimento 3,107

Mekanike, Elektrike 2,795

Druri, Letra 2,795

Lekure, Goma 3,222

Tekstil, Trikotazh 2,965

Ushqimore 2,707

Kepuce, Konfeksione 2,795

Duhani 2,893

Peshkimi 4,110

Bujqesi, Pyjet 2,833

Blegtori 2,899

Tipografia 3,063

Tregti, Grumbullim 2,740

Ushqim Social 2,466

Ndertimi 3,063

Mekanizmat e renda 4,110

Shofer transporti 3,233

Punetor porti 3,420

Poste, Telekomunikacion 2,921

Mirembajtje rruge 2,904

Transporti hekurudhor 3,562

Komunale 2,965

Punetore te tjere 2,685

Koeficientët që shumzohen pagat

Për pagat referuese, deri më 1.1.1994 8.59

Për pagat e vitit 1994 8.59

Për pagat e vitit 1995 6.92

Për pagat e vitit 1996 5.37

Për pagat e vitit 1997 5.37

Për pagat e vitit 1998 4.48

Për pagat e vitit 1999 3.64

Për pagat e vitit 2000 3.31

Për pagat e vitit 2001 2.83

Për pagat e vitit 2002 2.62

Për pagat e vitit 2003 2.34

Për pagat e vitit 2004 2.13

Për pagat e vitit 2005 1.93

Për pagat e vitit 2006 1.76

Për pagat e vitit 2007 1.67

Për pagat e vitit 2008 1.48

Për pagat e vitit 2009 1.36

Për pagat e vitit 2010 1.30

Për pagat e vitit 2011 1.25

Për pagat e vitit 2012 1.20

Për pagat e vitit 2013 1.16

Për pagat e vitit 2014 1.00

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles