Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Lojërat e Fatit, jo pika të reja pa shlyer detyrimet tatimore

$
0
0

fatFinancat njoftuan sot ndryshimin më të ri në ligjin e lojërave të fatit, sipas të cilit synohet të forcohen rregullat për hapjen e pikave të tilla, nëse nuk kanë paguar detyrimet tatimore.

“Ndryshimi i referohet pikave ekzistuese, qoftë qendër basti, kazino elektronike apo të tjera, të cilat nuk mund të hapin pikë të re, pa vërtetuar shlyerjen e detyrimeve tatimore. Mbështetur në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit 10, pika 4, të ligjit nr. 10033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, ministri i Financave Cani, ka nënshkruar një ndryshim në udhëzimin nr 5, datë 19.01.2009 “Për procedurat e hapjes dhe mbylljes të sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike, bingove tradicionale”, thuhet në njoftimin e MF./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663