Vitet e fundit në Shqipëri kanë njohur një rikthim në masë të italianëve, të cilët për arsye nga më të ndryshmet, janë rikthyer si në fillim të viteve ’90. Kjo gjë ka bërë që numrit të lartë të shtetasve italianë, kryesisht në qytete Tiranë dhe Durrës, t’u shtohen edhe mjaftë shërbime që vijnë nga vendi fqinj për këta shtetas.
I tillë ka qenë edhe ai i organizatës UIM–UIL, e cila ka çelur për herë të parë një seli në Shqipëri. UIM është një prej organizatave në nivel botëror që, duke vepruar në krah të sindikatës UIL, të Patronatit ITAL dhe të Konsullatave, punon aktivisht në favor të njohjes së të drejtave themelore të italianëve jashtë shtetit.
Sot përfaqësuesit e UIM-UIL u pritën edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe zhvilluan takime me një grup personalitetesh në Tiranë.
Sekretari i Përgjithshëm i ITAL UIL, Gilberto De Santis dhe Presidenti Ndërkombëtar i UIM, Mario Castellengo, në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, Brunilda Paskali nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, përfaqësues nga ISSH, sipërmarrës italianë që operojnë në vendin tonë, personalitete nga fusha të ndryshme dhe të ftuar të tjerë të linjës, u shpreh se kjo zyrë do të jetë një mbështetje e fuqishme për komunitetin italian në Shqipëri.
Ambasadori Cutillo, duke përshëndetur iniciativën për këtë sipërmarrje të re të investitorëve italinë në Shqipëri, tha se , UIM do të adresoje orjentime dhe perkharje te drejtëpërdrejtë për integrimin e plotë shoqëror të komunitetit italin në vendin tonë dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ndërveprimit në sipërmarrjet e tyre.
UIM është dalluar gjithmonë për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të italianëve jashtë shtetit, duke e përqendruar angazhimin e vet në arritjen e një fuqie përfaqësimi dhe ndërhyrjeje në jetën politike italiane dhe për realizimin e nismave të kualifikuara me karakter shoqëror e kulturor.
Një ndër objektivat më të reja që janë identifikuar, është edhe ndihma për të rinjtë italianë që ndodhen në Shqipëri për të kryer studimet universitare.
UIM – Bashkimi i Italianëve në Botë – është mundësuar falë këmbënguljes dhe punës së ish-konsullit të ndërit të Shqipërisë në Itali, Dr. Giovani Firrera. Kjo zyrë ka si qëllim mbrojtjen dhe asistencën e italianëve jashtë shtetit, duke favorizuar qoftë një integrim të plotë në kontekstin shoqëror, qoftë ruajtjen e një marrëdhënieje të vërtetë dhe të pranishme me komunitetin italian të prejardhjes.
Me 34 seli në 17 Shtete të ndryshme, UIM e zhvillon veprimtarinë e vet në zonat me përqendrim më të madh migrator italian dhe kohët e fundit ka hapur seli të ndryshme në vendet ku ka nisje më të konsoliduara dhe konstante të të huajve për në Itali.
UIM është dalluar gjithmonë për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të italianëve jashtë shtetit, duke e përqendruar angazhimin e vet në arritjen e një fuqie përfaqësimi dhe ndërhyrjeje në jetën politike italiane dhe për realizimin e nismave të kualifikuara me karakter shoqëror e kulturor.
Objektivat që synon të arrijë UIM, në bashkëpunim me organizatat UIL dhe ITAL, si edhe me organizma të tjerë, janë: përfaqësimi, informacioni, monitorimi.
UIM –“Unione Italiani nel Mondo” (Bashkimi i Italianëve në Botë), – është një shoqatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1995 nga sindikata UIL (Unioni Italian i Punës) dhe nga Patronati ITAL (Instituti i Mbrojtjes dhe i Ndihmës së Punëtorëve).