Ka shkaktuar shumë zemërim online lajmi se edhe mbledhja e TVSH-së mund të jepet me koncesion.
“Duhet të bëjmë moratorium 10-vjeçar për koncesionet,” ironizojnë në rrjet.
Të tjerë thonë se duhet të japim me koncesion kryeministrin.
Por kush qëndron pas firmës që ka bërë ofertën?
Shqiptarja.com, e afërt me qeverinë, ka nisur një sulm ndaj projektit të këtij koncesioni.
Sipas saj, pas ofertës fshihet një biznesmen shqiptar, me lidhje të forta me politikën.
Megjithatë gazeta nuk jep emër.
Ndërkohë thuhet se firma ka bazë në Hong Kong, aty ku kryeministri Edi Rama kreu një vizitë para pak javësh.
Sipas gazetës, kjo firmë do ketë një avantazh prej dhjetë pikësh në tenderin që do zhvillohet.
Madje ajo do marrë një dëmshpërblim prej 2 përqind të studimit, në rast se tenderin e fiton një tjetër kompani.
Ekonomisti Zef Preçi, në një intervistë për këtë gazetë, thotë se ky do jetë një tjetër dështim, ashtu siç ndodhi me Rapiscan dhe Crown Agents.