Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Sigurim depozitave të biznesit. Ndryshon ligji, garantohen kursimet e kompanive

$
0
0

kasaforta-1200x627Jo vetëm individët, por edhe depozitat e bizneseve do të jenë të garantuara me ligj. Qeveria ka dërguar në parlament një projektligj, i cili përfshin në skemën e sigurimit të depozitave edhe kursimet që bizneset kanë nëpër banka.

Sipas draftit të propozuar edhe për bizneset kufiri i siguruar i depozitave do të jetë në masën 2.5 milionë lekë, ashtu si për individët. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht depozitat e biznesit arrijnë në 129,6 mld lekë duke përbërë rreth 13% të totalit të depozitave në sistemin bankar.

Por nga kjo shumë do të garantohen 29,2 miliardë lekë, pasi këto janë depozita nën nivelin 2.5 milionë lekë. Aktualisht, depozitat e siguruara të individëvenë sistemin bankar kapin vlerën 573.1 miliardë lekë. Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në skemë do të rriste depozitat e siguruara me 29.2 miliardë lekë ose 5.1%.

Sigurimi i depozitave

Bazuar në ligjin në fuqi, bankat i paguajnë Agjencisë prime tremujore sigurimi që llogariten në 0,125% të depozitave të siguruara. Sipas të dhënave, Agjencia do të arkëtojë 36,5 milionë lekë shtesë nga primi i sigurimit të depozitrave të biznesit.

Aktualisht, totali i primeve të paguara në një vit nga sistemi bankar arrin vlerën 2.88 miliardë lekë. Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në skemë do të rriste totalin e primeve për t’u paguar në një vit nga sistemi bankar me rreth 146 mln lekë ose 5.1%.

Aktualisht, fondi i sigurimit të depozitave në banka, mbulon plotësisht depozitat e siguruara të 9 bankave më të vogla nga 16 gjithsej. Me përfshirjen e subjekteve tregtare numri i bankave që mbulohen plotësisht nga Agjencia mbetet i pandryshuar.

Ekspozimi maksimal teorik i Agjencisë dhe buxhetit të shtetit  nga përfshirja e këtyre subjekteve shtohet me 29.2 miliardë lekë.

Në rastin hipotetik të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit për bankën më të madhe, ekspozimi maksimal shtesë i buxhetit të shtetit është 5,3 miliardë lekë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663