Image may be NSFW.
Clik here to view.Shqipëria do të paguajë 7 për qind të PBB, për koncesionet që qeveria ka dhënë, në fusha prej energjetikës në shëndetësi
Qeveria i ka justifikuar koncesionet duke thënë se nuk ka para të investojë vetë në fushat ku ato janë dhënë, por ndërsa fillimisht ato duket se nuk i kushtojnë asgjë buxhetit të Shqipërisë, kostot e tyre deri tani arrijnë në 7 për qind të PBB-së (Produktit të Brendshëm Bruto) dhe FMN i kërkon qeverisë t’i vlerësojë riskun që vjen prej tyre. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet më të mëdha fiskale, duke llogaritur se 55 partneritetet mes qeverisë dhe privatëve zënë 7 për qind të PBB dhe të tjera janë përfshirë në proces dhe mund ta rrisin këtë kosto.
Ligji i koncesioneve kërkon Ministrinë e Financave për të mbajtur një regjistër të partneritetit publik-privat për të vlerësuar ndikimin e tyre buxhetor para se ata të jene nënshkruar, por qeveria nuk e ka publikuar regjistrin dhe nuk ka dijeni mbi parashikimet e pagesave që do të bëjë gjatë zbatimit të kontratave, referon Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të posaçëm për transparencën e fiskale. Kompania publike, KESH, ka hyrë në kontrata me prodhuesit e hidrocentraleve (me pagesat me vlerë 4 për qind e GDP).
Airport Tirana ka një kontratë koncesionare që filloi në vitin 2005, në të cilën përfitimet koncesionare me një garanci 9 milionë euro kanë bashkë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare. Ka edhe një kontratë për një shërbim skanimi që sipas FMN-së është sa 2 për qind e PBB-së. Një shërbim kombëtar kontrolli shëndetësor dhe një projekt për menaxhimin e mbeturinave në Elbasan janë sa (1 për qind e PBB-së). Shumë projekte të reja janë në proces, si rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, kostoja e të cilave llogaritet sa 2 për qind të PBB-së.
Qeveritë shqiptare prej vitesh janë përfshirë në dhënie koncesionesh dhe privatizime në fusha të rëndësishme në vend, përfshi industrinë minerare dhe në vitet e fundit atë të prodhimit të energjisë. Dhëniet me koncesion të disa prej aktiviteteve janë shoqëruar jo rrallë me skandale, ndërsa një pjesë e tyre kanë rezultuar me probleme për ekonominë dhe investimet e bëra prej marrësve nuk kanë qenë në nivelet e premtuara.
Megjithatë koncesionet duket se do të jenë edhe për një kohë të gjatë një prej formave me të cilat qeveria do të synojë të mbulojë shpenzime që nuk i përballon me buxhetet e saj. Problemi që lind prej tyre duket se vjen kryesisht për shkak të kontratave me probleme ku investitorët favorizohen deri në mbulimin e fitimeve të munguara prej qeverisë shqiptare.
Koncesionet Pagesat nga buxheti në % të PBB
HEC-et koncesionare 4%
Kontrata e Skanimit 2%
Koncesioni i Check-UP 1%
Rruga e Kombit dhe Arbrit 2%