Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria kërcënohet nga një sërë rreziqesh të larta të financiare, ku më kryesori është ai që lidhet me faturën e kompesimit të pronave. Në një raport të posaçëm për Shqipërinë, FMN thotë se, pretendimet për kompesimin e ish-pronarëve janë sa 70% e Prodhimit Kombëtar, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 7 miliardë eurosh.
Kjo është një kosto e pamundur për Shqipërinë ndaj qeveritë e kanë shmangur përmes uljes së vlerave të kompesimit, që kanë dhënë për pronarët por edhe shtyrjen në kohë.
Pak muaj më parë, qeveria aktuale miratoi një ligj të ri për kompesimin e pronarëve. Sipas ligjit, në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollar, si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash, për kompesim fizik me vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë.
Sërish këto shifra janë dukshëm shumë më të vogla nga pretendimet e pronarëve, pasi qeveria ka ulur fort si çmimin e pronave për kompesim, ashtu edhe masën fizike të tyre.
Por shqetësimi i FMN-së, është se vendimet mund të sfidohen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila mund t’u japë të drejtë pronarëve duke detyruar qeverinë të paguajë fatura më të larta.
Koncesionet
Veç rrezikut me shumë shifra që vjen nga pronat, ekspertët e FMN-së thonë se, një tjetër kërcënim për qëndrueshmërinë financiare të vendit po shndërrohen konçesionet.
Sipas raportit, deri më tani qeveria shqiptare ka nënshkruar të paktën 55 marrëveshje të partneritetit publik-privat, në të cilat ka marrë përsipër një pjesë direkte të kostove, ose në formën e garancive ose si pagesa direkte.
Sipas FMN-së, fatura totale e tyre është sa 7% e prodhimit Kombëtarë ose gati 700 milionë euro.
Këtu përfshihet shërbimi i skanimit me një kosto sa 2% e PBB-së, ai i check up-it që kushton sa 1% e PBB-së dhe konçesioni i Milot-Morinës ose rrugës së “Arbrit” që mund ta fryjnë edhe më shumë faturën.
Të gjitha këto janë detyrime të fshehta të cilat nuk figurojnë në shifrën zyrtare të borxhit, por nëse do të materializohen atom und të vënë në vë shtirësi të thellë financiare Shqipërinë duke cënuar stabilitetin e vendit.