Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Loja “e ndershme” e kuponit tatimor: Po ju, fituat gjë?

$
0
0

f3107c7911141734e4eeaad24ed6c748_LSapo ka përfunduar llotaria e famshme e lojës promocionale të kuponit tatimor dhe nuk mund të pritej gjë tjetër veçse habi dhe shumë dyshime.

Përveç faktit që fitoi dikush që ka shpenzuar plot 73 milionë lekë (të vjetra), të shpërndarë në 130 kupona të vegjël tatimor, me një mesatare prej 5 milionë lekësh për kupon, a duhet të ndalemi te fakti që Ministria e Financave ose gjithë ata ekonomistët e panelit atje duhet ta dinë që vlera maksimale që mund të ketë një kupon është 1.5 milionë lekë (gjithnjë të vjetra).

Uh po, ata do i shohin këto gjëra në 10 ditët në vazhdim apo jo? Lind pyetja, deri tani çfarë bënë?!

Po rregulloren e thënë dhe të stërthënë që në zarf duhet të ishin minimumi 50 kupona e harruan kaq shpejt, sepse u shpallën shumë fitues me më pak kupona sec ishte përcaktuar. Apo dhe këto do i kontrollojnë në 10 ditët në vazhdim?!

Po kur u regjistruan të dhënat online, nuk u vunë re këto detaje?

Gjithsesi, urime fituesve, dhe atyre që kanë “shpenzuar” me dhjetra miliona, dhe fituan 1 milion. Lojë e bukur!/Jeta osh Qef/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663