Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Loja me kuponët tatimorë, MF: Morën pjesë 28 mijë qytetarë ja çmimet që do jepen

$
0
0

KUPONI1Ka përfunduar afati i vendosur në dispozicion nga ministria e Financave për lojën promocionale të kuponit tatimor.

Plotë 28 mijë të interesuar, kanë depozituar kuponët tatimorë të tërhequr gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2015 dhe duke bërë që çdo qytetar të bëhet pjesë e lojës dhe të ketë mundësinë që të fitojë një nga 511 shpërblimet monetare.

Kjo lojë ishte pjesë e fushatës sensibilizuese dhe promovuese të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe e mbështetur nga Ministria e Financave. Loja kishte si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e konsumatorit për tërheqjen e kuponëve tatimorë gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve.

Në datën 15 janar do të bëhet hedhja e shorit ndërsa përzgjedhja e fituesve do të kryhet në mënyrë elektronike.

“Loja promocionale e kuponit tatimor” ka 4 kategori fituesish. Në përfundim të lojës do të shpallen 511 fitues për një vlerë totale prej 8,000,000 lekësh.

Çmimet fituese për kategorinë I dhe II

Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponëve të dërguar. Fituesit do shpallen duke llogaritur pikët që do merren nga ponderimi 70% me vlerën nominale të kuponëve dhe 30% me numrin total të kuponëve të postuar. Pra, sa më i lartë numri dhe vlera totale e kuponëve të dërguar, aq më e lartë dhe mundësia e fitimit.

Kategoria     Nr. fituesve     Çmimi për fitues     Totali

I             1                1,000,000 lek       1,000,000 lek

II            10               100,000 lek         1,000,000 lek

Nëse pas vlerësimeve për vendin e parë apo edhe për 10 fituesit e tjerë rezultojnë më shumë se një fitues për kategorinë e parë, apo më shumë së 10 fitues për kategorinë e dytë me të njëjtat pikë, përzgjedhja e fituesve bëhet nga aplikacioni elektronik në mënyrë rastësore të bar-kodit respektiv.

Çmimet fituese për kategorinë III dhe IV

Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik, i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarrësit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme: a) Të kenë minimum 50 kuponë me vlerë jo më pak se 5,000 lekë të të gjithë kuponëve në total; b) Duhet që këta kuponë të postohen nëpërmjet Postës brenda afatit të lojës.

Kategoria    Nr. Fituesish      Çmimi për fitues     Totali

III          200                 15,000 lek          3,000,000 lek

IV           300                  10,000 lek          3,000,000 lek

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663