Kompanitë e Suedisë kanë zbukuar se disa orë pune më pak nënkuptojnë fitime më të mirë dhe rritje. Kush do e ndjekë shembullin?
Gjykata Evropiane në fakt ka raportuar se udhëtimi drejt punës konsiderohet tashmë punë. Pra, le të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë matematikore, në qoftë se ju i shtoni të gjithë kohën tuaj të udhëtimit gjatë javët orëve mesatare të punës që bëni, sa orë do të rezultojnë?
Si do të ndiheni, atëherë, në qoftë se reduktojmë përsëri orarin e punës në gjashtë orë në ditë? Ne jemi të sigurt se do të ‘hidheni përpjetë’ nga gëzimi vetëm nëse mendoni në lidhje me të.
Disa kompani në Suedi kanë aplikuar këtë ide që prej disa vitesh tashmë dhe rezultatet e tyre kanë qënë në fakt më të mira se sa kur ato punonin tetë orë..
Pasi këto kompani reduktuan orarin e punës, pane se shkalla e prodhimit u rrit së tepërmi. Dhe kjo është ëndrra, apo jo? Më pak orë pune, më shumë arritje.
Puna me orë të zgjatura në përpjekje për të arritur më shumë bën punë (ne e kemi bërë atë që nga kohrat e lashta), por shumicën e rasteve, rezultatet e fundit do të jenë norma të ulëta të kënaqësisë në punë, shumë ditë të sëmurë, dhe ndonjëherë, në qoftë sejeni të vërtetë ai lloj punonjësi, kjo mund të çojë edhe në vdekje.
Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se më pak orë pune në fakt nxisin produktivitetin, si për individin ashtu dhe në ekip.
Nëse mendojmë rreth kësaj, ne me të vërtetë punojmë vetëm gjashtë orë në ditë; dy orët e mbetura shpenzohen në aktivitete personale të tilla si kontrollojmë mediat sociale, bisedijmë me kolegët, apo i përgjigjemi email-eve. Ndërsakjo mund të duket në interesin më të mirë të punëtorëve, nuk mund të jetë aq e dobishme për ‘millennials’ të cilët e vlerësojnë ekuilibrin punë-jetë më shumë se gjeneratat e mëparshme.
Ideja që po adapton Suedia për këtë koncept është të inkurajjojë njerëzit që të përqëndrohen dhe ‘ngutet’ me kohën e ofruar, , dhe të largohen nga zyra në një orar të arsyeshëm në mënyrë që ata të mund të shpenzojnë kohë për gjërat personale.
Megjithatë ideja ëstë të disiplinojmë veten që ti kryejmë dhe përfundojmë detyrat në kohë, dhe për ta bërë këtë, ata duhet ti rezistojnë Facebook-it, dhe kufizojnë takimet në një ose dy herë në javë.
Më pak orë pune lidhen edhe me më pak stres, dhe më pak stres nënkupton të jesh më energjik dhe produktiv në vendin e punës.
Monitor