Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Nafta në minimumin historik nga 2004-a: Në Shqipëri nuk bie çmimi

$
0
0

mercedes_benz_B200_me_gaz_natyral_2Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ra nën 35 dollarë për fuçi për herë të parë në 11 vjet. BBC raportoi se çmimi i naftës brent u ul me 4.6 për qind të mërkurën duke shënuar kuotën 34.76 dollarë për barrel. (http://www.bbc.com/news/business-35243442)

Ky është niveli  më i ulët i çmimit të naftës që nga 1 korriku i vitit 2004. Nga viti 2010 deri në mesin e vitit 2014 çmimi i naftës ka qenë relativisht i qëndrueshëm në nivelin 110 dollarë për fuçi.

Por që nga ajo kohë çmimet e arit të zi kanë rënë me 70% për shkak të kërkesës së dobët si pasojë e krizës ekonomike dhe rritjes së prodhimit të naftës.

Në treg prej disa kohësh ka mbiprodhim të naftës çka ka çuar në tepricë oferte për këtë produkt përballë kërkesës së dobët. Kjo ka bërë që çmimi të ulet drejt niveleve më të ulëta.

Ndërkaq tensionet e reja mes Iranit dhe Arabisë Saudite, kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se vendet e OPEC nuk do të jenë të afta për të arritur një marrëveshje në uljen e prodhimit. Pa uljen e prodhimit oferta e naftës do vazhdojë të mbetet më e lartë se kërkesa duke ulur më tej çmimet.

Por jo në Shqipëri

Por teksa konsumatorët në gjithë botën po përfitojnë nga rënia e fortë e çmimit të naftës, në Shqipëri ato mbeten në nivelet më të larta dhe shkaku kryesor janë taksat e larta.

Sipas përllogaritjeve zyrtare rezulton se aktualisht taksat zënë mbi 65 për qind të çmimit fundor të naftë. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë aktualisht ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës dhe benzinës për konsumatorët në Europë dhe botë.

Aktualisht një litër naftë në pikat me pakicë shitet rreth 165 lekë, ose mbi 1.2 euro.

Kjo e bën Shqipërinë një nga vendet me çmimet më të larta të karburanteve dhe shkaku kryesor janë taksat e larta.

Sipas “Global Petroleum Prices”, aktualisht Shqipëria qëndron në vendin e 14 në botë me çmimin më të lartë të karburanteve, duke lënë pas ekonomi shumë më të pasura si Gjermania, Franca apo dhe Belgjika, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles