Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Mosrealizimi i planit për 11 mujorin: 63 % erdhi nga doganat

$
0
0

edi rama dhe shkelqim caniTë ardhurat e munguara buxhetore, në raport me planin, me vlerë me 15 miliardë lekë në fund të periudhës 11 mujore janë krijuar në masën 63 për qind nga doganat. Ne vlera neto administrata doganore arkëtoi 9.5 miliardë lekë më pak se plani, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave.

Vetëm në muajin nëntor deficiti i të ardhurave në dogana në raport me planin ishte 3.4 miliardë lekë, nga të cilat 1.9 miliardë lekë më pak ishin nga TVSH –ja dhe 1.4 miliardë nga akciza.

Për 11 mujorin, doganat rezultuan me një mosrealizim -6.8 % në raport me planin e periudhës dhe -5.3 për qind në krahasim me faktin e 2014. Ne analizën që doganat kanë bërë për këtë çështje mësohet se, kanë ndikuar negativisht importi më i ulët i cigareve dhe i energjisë elektrike.

Siç shihet nga zërat e veçantë, të gjitha rezultojnë më rënie si ne krahasim me planin ashtu edhe me faktin e 2014.

Rënien më të madhe e ka pësuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ku janë arkëtuar 5.6 miliardë më pak se plani ose -6.1%.

Vlera më e lartë e mosrealizimit ndiqet nga akciza , me 4 miliardë lekë më pak ose -10.2 për qind poshtë programimit me planin e rishikuar.

Rënie pësuan edhe të ardhurat nga renta minerare, e cila rezultoi në janar-nëntor, me -5.2% poshtë planifikimit ndërsa me faktin rënia ishte 42.9%. Rënia në këto nivele e rentës i dedikohet çmimeve më të ulta të naftës dhe mineraleve në tregun ndërkombëtar.

Ndryshe nga doganat, administratat tatimore gjatë 11-mujorit ka tejkaluar planin e rishikuar me 4.3 % ne grumbullimin e TVSH-se, teksa kanë shënuar mosrealizim në 0.3% në arkëtimin e Tatimit mbi Fitimin.

Gjithashtu janë grumbulluar 6.7% më pak në tatimin e të ardhurave personale të cilat janë 1.9 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar. Në total tatimet rezultojnë me një mosreagim të planit të 11 mujorit me 1.2% ose 1.2 miliardë lekë më pak./Monitor

fatura


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663