Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Vendimi: Si do të hipotekohen ndërtimet pa leje dhe shtesat

$
0
0

ndertime-paleje-1024x682Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregullat si do bëhet hipotekimi i ndërtimeve pa leje dhe shtesave të pallateve nga ALUIZNI, në Zyrat e Regjistrimit të pasurive, si dhe kushtet e afatet që duhet të përmbushin subjektet për të marrë tapitë.

Përmes një Vendimi, Qeveria ka përcaktuar si do veprohet në rastet e mbivendosjes së tokës, kur ndërtimi zotërohet nga shumë pronarë, si dhe në rastet e personave që kanë detyrime të papaguara energjie, shkruan gazeta “Shqiptarja.com”.

“Leja e legalizimit regjistrohet në përputhje me dispozitat e Kodit të Familjes mbi regjimet pasurore martesore. Për këtë qëllim, personat e interesuar, që përfitojnë lejen e legalizimit, dorëzojnë pranë ALUIZNI-t dokumentin që provon regjimin e veçantë martesor, i cili përcillet pranë ZVRPP-së.

Në të kundërt, regjistrimi kryhet sipas regjimit të bashkësisë ligjore. Kur leja e legalizimit është nxjerrë në favor të më shumë se një personi (fizik/juridik), për regjistrimin e saj zbatohen përcaktimet e pikës 2, të nenit 30, të ligjit nr.9482/2006, ‘Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’”,- thekson Vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar të martën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images